Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëgjesa publike e rektorit të UBT/ Meta: Drejtësia “veneciane” është emergjencë

Editor by Editor
February 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dëgjesa publike e rektorit të UBT/ Meta: Drejtësia “veneciane” është emergjencë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta, president i Partisë së Lirisë, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku një profesor diskutoi mbi 24 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për abuzime me tendera.

Meta e quajti mbledhjen një “dëgjesë të një profesori të intimiduar” dhe shtoi se Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se drejtësia ka kaluar nga model europian në një drejtësi “rusë.”

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Pas dëgjesës publike të një profesori të intimiduar, para partisë së shkrirë me shtetin, sot mësuam, siç konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane (“veneciane”) që u votua me 140 vota në 21-22 korrik 2016, në një drejtësi ruse (bjelloruse).

Mesa duket kjo ka ndodhur pa dijeninë e Ramës, i cili ishte i vetmi që nuk e donte konsensusin me 140 vota të Reformës në Drejtësi dhe i vetmi që nuk ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur të gjithë morën pjesë.

Ndoshta për mospjesëmarrjen e Kryeministrit në atë takim, ku u vendos fati i reformës, ka ndikuar, miku i tij më i ngushtë, Charles McGonigal dhe miqtë e tjerë “amerikanë” si Rossini, falë lidhjeve të tyre me Deripaskën dhe njerëz të tjerë të lidhur me Kremlinin (ndoshta dhe me Minskun), që orkestruan edhe puçin antikushtetues për zgjedhjen me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta “veneciane”.
Prandaj rikthimi i drejtësisë europiane (veneciane) është emergjencë, padyshim edhe për rastin e Z. Thoma Gëllçi, që e përmendi sot Kryeministri, si ekzemplar për mënyrën se si aplikohen standardet ruse (bjelloruse) të arrestimit në Shqipëri.

Të jetë i sigurtë Kryeministri aktual, i shqetësuar me të drejtë nga profesori i intimiduar, që në të ardhmen e afërt do të vijë nga Gjykata e Strasburgut edhe një tjetër vendim për një profesor të nderuar, si Jamarbër Malltezi, që Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por që u rrëmbye në aeroport duke pritur bashkëshorten, u arrestua pa u thirrur një herë të vetme nga prokurorët, u mbajt në qeli dhe sot mbahet në arrest shtëpie vetëm pse ka zhvilluar pronën e përfituar në mënyrë të ligjshme, falë firmës të Edi Ramës.

Vendime të tilla do të vijnë plot nga Starsburgu për të cilat Kryeministri nuk ka patur dijeni.
Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet por për të goditur infiltrimin rus dhe bjellorus duhet urgjentisht të hetohet afera McGongial sepse është e padiskutueshme që falë ndikimit të tij, si mik i Deripaskës, është realizuar dhe garantuar rusifikimi i drejtësisë, natyrisht edhe i vetë SPAK.

Për realizimin e derusifikimit të drejtësisë dhe segmenteve të caktuara në SPAK duhet urgjent bashkëpunimi me institucionet e reja amerikane të cilat e njohin shumë mirë këtë problematikë dhe i dinë se çfarë lidhjesh të rrezikshme ka patur McGonigali, se jo më kot Presidenti Trump ka thënë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.
Rikthimi në shinat “veneciane” pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. 
Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos.

Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë.
Çdo prokuror dhe gjykatës që ka hetuar dhe gjykuar arrestimin e Z. Thoma Gëllci që është vlerësuar i paligjshëm nga Strasburgu, duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet ta dëmshpërblejë ai/ata z.Gëllçi dhe jo taskapaguesit shqiptarë.

Kjo duhet të ndodhë për çdo rast individual dhe konkret, si përsa i takon masave të arrestit ashtu edhe dhe vendimeve që do të rrëzojë Gjykata Ndërkombëtare sepse kjo është në interesin e qytetarëve shqiptarë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Ballkan dhe varfërinë më të lartë në kontinet.

Gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK siç është rasti Beccheti dhe rastet e ngjashme ku është provuar se për faj të ndërhyrjeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë, shqiptarët detyrohen të paguajnë qindra miliion euro që në fakt duhet të shkojnë për rritje pagash dhe pensionesh.

Jemi gati që përveç 2 mijë viteve të tjera për të mbështetur SPAK, t’i shtojmë edhe 1 mijë vite shtesë jetë që prokurorët që hetojnë çështjen e inceneratorëve të na tregojnë se ku është inceneratori i Tiranës dhe ku përfunduan 60 milion dollarë, që Z. Ahmetaj ish-numri 2 i Qeverisë dhe një socialist i njohur, na ka thënë që SPAK e di se ku janë. Qytetarët kanë nevojë që të luftohet korrupsioni dhe paratë që janë në offshore dhe kudo tjetër t’u kthehen atyre, po kështu të gjitha dëmet që vijnë nga mungesa e standardeve europiane për arrestime apo gjykime që rrëzohen nga Gjykata e Strasburgut t’i paguajnë prokurorët dhe gjyqtarët përkatës, të cilët paguhen dyfish i rrogës së Kryetarit të Shtetit.”

Previous Post

Berisha-deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës! Programi ynë është Kushtetuta jonë

Next Post

Bardh Spahia dërgohet për gjykim nga SPAK, ja akuzat

Next Post
Bardh Spahia dërgohet për gjykim nga SPAK, ja akuzat

Bardh Spahia dërgohet për gjykim nga SPAK, ja akuzat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al