Thursday, May 22, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në ç’kohë u rekrutua Mehmet Shehu si agjent i CIA? Bindja e Enver Hoxhës: Ndodhi kur ndiqte shkollën! Ndërsa Nexhmija besonte se…

Editor by Editor
February 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
Në ç’kohë u rekrutua Mehmet Shehu si agjent i CIA? Bindja e Enver Hoxhës: Ndodhi kur ndiqte shkollën! Ndërsa Nexhmija besonte se…
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në librin e Perlat Çaushit me titull “Kush e vrau Mehmet Shehun? Refleksione për një vrasje që i dëgjohen ende krismat”, pikërisht kjo e bën interesante dilemën e tij deri në ditët e sotme.

Në kapitullin “Edhe agjent i CIA-s?! autori Perlat Çaushi shkruan si më poshtë. Sipas “Tablos Sinoptike”, që ka hartuar Enver Hoxha, Mehmeti ishte vënë edhe në shërbim të CIA-s amerikane. Enveri nuk kursehet: “Nga hetimet pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmeti ka qenë i rekrutuar nga amerikanët që kur ndiqte shkollën e Fulzit në Tiranë. Me urdhër të këtij, shkoi për studime në një shkollë ushtarake në Itali, po me urdhër të agjenturës amerikane u dërgua edhe në Spanjë. Më tej sipas Çaushit kemi një trajtim me tekstin e Nexhmije Hoxha në librin “Miqësi e tradhtuar” ndërsa shkruan

“Në ç’kohë është rekrutuar si agjent i CIA-s nuk dihet saktë, por, siç del nga një letër e një agjenti amerikan të CIA-s dërguar një agjenti të vjetër shqiptar, kjo ka ndodhur para se Mehmet Shehu të shkonte në kampin francez të refugjatëve, pas Luftës së Antifashiste Internacionaliste në Spanjë…”

ADVERTISING

Siç shihet, mes asaj çfarë është shkruar në “Tablonë Sinoptike” dhe asaj se çfarë shkruante Nexhmije Hoxha, ka një mospërputhje. Enver Hoxha siguron që Mehmet Shehu ishte rekrutuar që në shkollën “Teknike” të Fulzit, ndërsa e shoqja e përcakton, si kohë të rekrutimit, një periudhë të mëvonshme, para se Mehmeti të shkonte në kampin e refugjatëve në Francë. Mbështetur në dosjen e deklasifikuar të Hari Fulzit, del se ky personalitet ka qenë drejtor i “Shkollës Teknike”, nga viti 1922 deri në vitin 1933, kohë pas të cilës u shtetëzua nga qeveria e Zogut dhe ai u kthye në Amerikë. Fulzi u rekrutua nga OSS-ja, shërbimet e fshehta amerikane përpara se të quheshin CIA, në vitin 1943 dhe jo gjatë kohës që ai drejtonte shkollën teknike.

Në vitet kur studionte Mehmet Shehu në shkollën teknike, Fulzi nuk merrej me veprimtari agjenturore. Perlat Çaushi shkruan se: nga të gjitha dokumentet e CIA-s dhe Iteligjens Servis-it, të deklasifikuara deri më sot, nuk ka as më të voglin konfirmim që Mehmet Shehu ka qenë në shërbim të tyre. Në këtë kontekst, qoftë varianti i Enverit, qoftë ai i Nexhmijes, bien poshtë. Dështimi dhe humbjet e mëdha që pësuan anglo –amerikanët në vitet 1948- 1955, nuk mund të justifikojnë mendimin, se këto dështime u sajuan qëllimisht për t’i forcuar pozitat “agjentit”. Në kapitullin tjetër të librit me titull “Çudia Informative nga Argjentina”, autori shkruan se: nuk dua të ndalesha tek ky informacion ordiner. Që në krye të herës ky është një informacion i falsifikuar në anglisht (forgery) i stisur, qoftë nga mënyra e përmbajtjes, qoftë nga mënyra si u shti në dorë. Si rregull i përgjithshëm i shërbimeve secrete është që për çdo agjent mbahen dy dosje, ajo personale dhe ajo e punës.

Në të parën gjen material apo raporte paraprake rreth figurës së kandidatit, raportin e propozimit për ta rekrutuar, reagimet e kandidatit, dëftesa shpërblimi, të firmosura prej tij, karakteristika të ndryshme, plane operacionale, vijë sjelljeje dhe detyra që i jepen për t’i realizuar etj. etj. Ndërsa në dosjen tjetër gjen raportet informative ku agjenti furnizon zbuluesin që e mban në lidhje dhe nëpërmjet tij, qendrën e zbulimit. Vërtet që korrespondenca midis zbuluesit në terren dhe qendrës, për efekt sekreti, bëhet e koduar në mënyrë që, nëse eventualisht kjo korrespondencë bie në dorën e armikut, të mund të ruhet sa më shumë të jetë e mundur, sekreti i përmbajtjes së saj, si domos identiteti i agjentit. Por kur kjo korrespondencë,- e transmetuar me postë apo me radiogram, -mbërrin në qendër, zbuluesi që administron dosjen bën deshifrimin dhe e vendos dokumentin në dosjen përkatëse.

Kështu, kushdo që merr dosjen në fjalë për studim, nuk ka nevojë t’i referohet listës së pseudonimeve, me përjashtim të burimeve të informacionit që mund t’i takojnë një sektori tjetër, megjithëse në rastin konkret, kemi të bëjmë me një sektor: Shqipërinë. Shtrohet pyetja-personi që i ka fotografuar këto dokumente, pra i ka pasur në duart e tij, pse nuk na i jep të plota, po na i jep korrespondencën e cunguar dhe të padeshifruar? Në kapitullin tjetër të librit me titull “Mehmet Shehun e vranë, apo vrau veten? Autori në argumentet e tij, me nuhatje prej zbuluesi të nivelit superior shtjellon, si më poshtë mendimin e tij për enigmën e kësaj ngjarjeje që siç thotë ka sot plotë pandehma.

Që nga viti 1990, mediat e shkruara dhe ato televizive u mbushën me shkrime dhe komente rreth enigmës, nëse Mehmet Shehu vrau veten, apo e vranë. Në kundërshtim me rregullat e Arkivit të Shtetit, u publikuan dokumente akoma, të pa deklasifikuara, proces-verbale të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë, ekspertiza, dëshmi të të gjitha kategorive, shoqërore, anëtarësh të Byrosë Politike, oficerësh të lartë të ushtrisë e të Ministrisë së Punëve të Brendshme, proces-verbale të të arratisurve, pjesëtarë të stafit që i shërbente Mehmet Shehut, u shkruan libra e u organizuan konferenca. Ishte dhe mbetet një temë për afro 42-vjet, për të cilën opinioni publik është shumë i interesuar dhe i pangopur. Kështu vetë anëtarët e ish- Byrosë Politike, që ishin në dijeni të letrës që kishte lënë Mehmet Shehu dhe që iu dha rasti të prononcoheshin, nuk ishin në një mendje. Po kështu dhe grupi i njerëzve që i shërbenin atij personaliteti shtetëror, përfshi këtu dhe mjekët, apo oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, analistë dhe publicist, ishin të ndarë. Është e vështirë të parashtrosh se nga ç’premisa niseshin njerëzit për të mbrojtur tezën e tyre.

Ndonjë pjesëtarë i familjes Hoxha, akoma sot e kësaj dite, mbron tezën se Mehmetin e ka vrarë dyshja NexhmijeRamiz, për t’i hapur rrugën këtij të fundit, të marrë kryet e vendit pas vdekjes së Enver Hoxhës. Legjendat nuk kanë të sosur. Pra, pistat e vetëvrasjes apo vrasjes të Shehut, janë pa fund dhe secila prej tyre, mbrohet nga avokatët e saj. Unë vetë thekson Perlat Çaushi, jam i bindur se Mehmet Shehu në gjendje dëshpërimi të skajshëm vendosi dhe vrau veten. Të gjithë e dimë se kush e shtyu të bënte këtë akt. Do të duheshin mijëra faqe për të hedhur poshtë mendimin se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Prova më e pakontestueshme që ai vrau veten, mbetet letra që ai la.

Shumë përkrahës të variantit se Mehmetin e vranë, mbështeten në faktin që atij nuk iu bë autopsia. Le ta përjashtojmë fare këtë variant! Enver Hoxha sigurisht e dinte të vërtetën edhe pa u bërë hiç autopsia, ne do të kishim sot një raport të autopsisë me rezultatin që i pëlqente Enver Hoxhës. Por vitet kalojnë dhe tani bëhet fare e parëndësishme se cila pandehmë është e vërtetë. Kjo vrasje madhore tashmë është kryer. Dhe mbi të vrarin, ranë tërë të shtënat e një epoke dhe të një sistemi që ka perënduar.

Ata që kanë mbetur gjallë dhe ndahen në mendime nëse qe një vrasje, apo vetëvrasje, ndahen dhe në dashuri apo urrejtjen ndaj këtyre dy figurave më të rëndësishme të gjysmës së shekullit që shkoi. Janë të mirkuptueshëm ata që kanë nostalgji dhe nuk duan t’i ndajnë Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun pavarësisht sesi u ndanë ata vetë. Dhe rezulton se ata që ruajnë krenarinë për Luftën Nacionalçlirimtare dhe një epoke me përpjekje për të ecur përpara, janë shumë dhe nuk u pëlqen as të shohin dëshmi dhe as të dëgjojnë arsyetime, sesi Enver Hoxha u nda nga Mehmeti dhe i shpuri ata shokë lufte përpara skuadrave të pushkatarëve të tij, apo lëshoi bataretë vrastare të shpifjeve, mbi ata që nuk arriti t’i vriste vetë./Panorama

Previous Post

Skema me kompanitë/ SPAK: 900 mijë euro abuzime me tenderat tek Universiteti Bujqësor

Next Post

Punonjësi ra nga skela, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit në Tiranë

Next Post
Punonjësi ra nga skela, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit në Tiranë

Punonjësi ra nga skela, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

May 22, 2025
“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

May 22, 2025
“Black Eagle”/ Vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri, avokati: Ndjekja penale, e papranueshme, dosja është e paplotë!

“Black Eagle”/ Vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri, avokati: Ndjekja penale, e papranueshme, dosja është e paplotë!

May 22, 2025
“Mirëmëngjes dashuri, duhet të iki sepse djali i tezes sime vdiq!” Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më kontrolluan në rrugë, më mbajtën për 3 orë

Operacioni “Ura”/ Zbardhen pjesë nga dosja, ja si futej në Itali droga nga Shqipëria! Qëllimi, përpunimi i lëndës narkotike dhe më pas shitja e saj! SKY ECC nxjerr zbuluar anëtarët e grupit

May 22, 2025
Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi
AKTUALITET

Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

by Editor
May 22, 2025
0

Policia turke arrestoi 272 persona të dyshuar për trafik droge në rrugët e Stambollit, tha sot Ministri i Brendshëm Ali...

Read moreDetails
“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

May 22, 2025
“Black Eagle”/ Vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri, avokati: Ndjekja penale, e papranueshme, dosja është e paplotë!

“Black Eagle”/ Vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri, avokati: Ndjekja penale, e papranueshme, dosja është e paplotë!

May 22, 2025
“Mirëmëngjes dashuri, duhet të iki sepse djali i tezes sime vdiq!” Operacioni “Ura”, zbardhen bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më kontrolluan në rrugë, më mbajtën për 3 orë

Operacioni “Ura”/ Zbardhen pjesë nga dosja, ja si futej në Itali droga nga Shqipëria! Qëllimi, përpunimi i lëndës narkotike dhe më pas shitja e saj! SKY ECC nxjerr zbuluar anëtarët e grupit

May 22, 2025
Dosja 5D/ Përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat mes avokatëve të të pandehurve

Dosja 5D/ Përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat mes avokatëve të të pandehurve

May 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

May 22, 2025
“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

“Më vjen keq, s’kam avion për t’iu dhuruar”- Ironi e përplasje mes Trump e Ramaphosa

May 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al