Saturday, February 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mos fol me njeri në telefon”/ VOA: Çështja Veliaj, deputetja e PS-së Bushka i mori dëshmitares telefonin

Editor by Editor
February 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Mos fol me njeri në telefon”/ VOA: Çështja Veliaj, deputetja e PS-së Bushka i mori dëshmitares telefonin
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është vënë nën hetim si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë, deputetja ka kontaktuar një prej personave të marrë në pyetje, Ina Goxhajn, duke e orientuar atë se si duhej të sillej kur të thirrej sërish nga hetuesit. Zonja Bushka, ka hedhur poshtë deklarimet e Goxhajt përpara prokurorëve, duke u shprehur se ajo e ka kontaktuar atë, duke qenë se kanë marrëdhënie farefisnore.

“Po e kam takuar vajzën në fjalë, si një person me të cilën kam punuar dikur dhe me të cilën kam lidhje gjaku, është kushërirë e imja. Ina Goxhajn e kam kushërirë”, shpjegoi ajo gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pak ditë pas arrestimit të zotit Veliaj.

ADVERTISING

Varianti i ofruar nga zonja Bushka ishte se “e kam qetësuar, duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të marrë avokat. Si juriste, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fshehë ndonjë të vërtetë, sepse unë jam e para që jam e interesuar që e vërtetë të zbardhet sa më parë e të jetë e tillë në sytë e publikut”, deklaroi zonja Bushka.

Por rrëfimi i zonjës Goxhaj përpara prokurorëve rezulton të jetë tërësisht i ndryshëm. Takimi mes të dyjave rezulton të jetë bërë me nismën e zonjës Bushka, e cila ka vajtur në mjediset ku ajo punonte. “Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë ‘mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon’. Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë”, lexohet në aktet e Prokurorisë.

Në shpjegimin e saj para grupit parlamentar, zonja Bushka tha se “unë nuk di ta shpjegoj, çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori apo çfarë trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime, që deklaratat tona private ajo i ka përcjellë në një kontekst tjetër”.

Por elementi më i rëndë, sipas asaj që është shkruar në dosje, është fakti se zonja Bushka rezulton t’i ketë dhënë Goxhajt, një telefon tjetër të ofruar nga bashkëshortja e zotit Veliaj, ndërsa i ka marrë telefonin që ajo ka patur në përdorim. Për këtë moment, ajo evitoi të jepte shpjegime në deklaratat e bëra në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa prokurorët dyshojnë se ka qenë deputetja, ajo që e ka asgjësuar telefonin që i mori Goxhajt, në shtëpinë e prindërve të vet.

Deputetja socialiste e cila qëndroi gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme, u largua pa dhënë asnjë deklaratë apo koment./VOA

Previous Post

RTSH/ Mbaroi projekti, mbaruan edhe paratë, apo jo, Fredi?

Next Post

Dalin pamjet nga vendi i atentatit në Laç, Dod Mamli u vra në një tokë që po hapej në mal

Next Post
Dalin pamjet nga vendi i atentatit në Laç, Dod Mamli u vra në një tokë që po hapej në mal

Dalin pamjet nga vendi i atentatit në Laç, Dod Mamli u vra në një tokë që po hapej në mal

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

February 20, 2026
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026
Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

February 20, 2026
PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të angazhohemi në Komisione, por vendimet duhet të miratohen me konsensus.

LAJM I FUNDIT: Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, dërgohet në spital pas një lëndimi
Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike, ka pësuar një lëndim dhe është transferuar në spital. Lajmi është në përditësim…

February 20, 2026
Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…
Lajmi Fundit

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

by timoni.al
February 20, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e katërt kombëtare të Partisë Demokratike (PD). Në një postim në Twitter, Rama...

Read moreDetails
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026
Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

Protesta e PD-së: Flamur Noka në konfrontim me efektivët civilë të policisë

February 20, 2026
PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të angazhohemi në Komisione, por vendimet duhet të miratohen me konsensus.

LAJM I FUNDIT: Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, dërgohet në spital pas një lëndimi
Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike, ka pësuar një lëndim dhe është transferuar në spital. Lajmi është në përditësim…

February 20, 2026
Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

February 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

Opozita proteston para Kryeministrisë dhe Kuvendit, Rama thotë: Kur morti e sjell njerëz në derë të xhamisë…

February 20, 2026
Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

Vëllai i saj binjak ndërron jetë, Ema Andrea emocionohet në emisionin “Goca & Gra”: Kam humbur gjysmën time më të mirë, por po jetoj në dy dimensione.

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al