Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ancelotti mahnitet nga 39-vjeçari Modric: Model për t’u ndjekur, si Maldini. Dhuratë e çmuar për futbollin

Editor by Editor
February 24, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Ancelotti mahnitet nga 39-vjeçari Modric: Model për t’u ndjekur, si Maldini. Dhuratë e çmuar për futbollin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Është një dhuratë për futbollin, duhet të vazhdojë të luajë deri kur të dojë vetë. Ai është gjithmonë spektakolar”.

Carlo Ancelotti nuk hezitoi asnjë sekondë kur u pyet për Luka Modric në konferencën për shtyp. Ishte e pritshme, pas golit të tij të jashtëzakonshëm, që zhbllokoi një ndeshje të kontrolluar, por të rrezikshme ndaj Girona (2-0).

Trajneri italian e krahasoi kroatin me një tjetër legjendë të përjetshme: “Kam pasur një tjetër lojtar 40-vjeçar, Maldinin. Të dy janë shembuj fantastikë të asaj që duhet të jetë një futbollist”.

Modric ngriti në këmbë “Bernabéu”. A do të dëshironit që të qëndronte?

Modric është një dhuratë për futbollin. Duhet të vazhdojë të luajë deri kur të dojë vetë. Atë që bën, e bën në mënyrë të shkëlqyer. Kemi pasur fatin të kemi një legjendë me ne. Futbolli na ka bërë një dhuratë me të për seriozitetin, cilësinë dhe profesionalizmin e tij.

Skuadra ka gjetur ekuilibrin. A mungonte një Vinicius vendimtar?

E pashë Vinicius në versionin e tij më të mirë. Mund të kishte qenë më i saktë në disa raste, por në pjesën e dytë ishte i pandalshëm. Çdo herë që përballej me kundërshtarët, e bënte në mënyrë të shkëlqyer. Ishte një ndeshje në nivelin e tij.

Güler nuk ka luajtur që nga ndeshja me Leganés. Si është ai?

Është mirë, gati për të luajtur.

E festuat shumë golin e dytë. A është e lodhshme kjo luftë për titull?

Ndodh shpesh që kur e kontrollon mirë një ndeshje dhe nuk e mbyll dot me më shumë gola, kundërshtari mund të barazojë. Girona pati një mundësi për të barazuar pas një kundërsulmi, nga një goditje këndi. Goli i dytë e mbylli ndeshjen. Mund ta kishim shënuar më herët, por skuadra luajti mirë. Nuk ishte e lehtë të përsëritej angazhimi i ndeshjes së të mërkurës, por me këtë kalendar, më pëlqeu qëndrimi i skuadrës. Edhe pse nuk ishim në të njëjtin nivel si kundër Cityt.

Pas një dëmtimi shumë të gjatë, Alaba luajti 60 minuta shumë të mira. Ishte i qetë, i pozicionuar mirë. Mund të jetë titullar në Champions. Gradualisht po kthehet në formën e tij më të mirë. Ishte gati që një muaj më parë, por u dëmtua sërish. Tani i mungojnë vetëm disa minuta për të qenë në formën optimale. Rrezik për të mund të ishte të luante çdo tri ditë. Sot patëm mundësinë t’i jepnim pushim Rüdiger dhe Valverde, pasi kishin disa probleme të vogla. Tani kemi më pak emergjenca.

A ishte Mbappé i mërzitur që nuk shënoi?

Jo, ishte i lumtur për asistin që i dha Vinit. Ishte shumë i rrezikshëm në disa raste. Bëri një kontroll spektakolar. Për të janë të rëndësishme fitoret.

A keni folur me Miguel Gutiérrez? A ka mundësi të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm?

E përshëndeta. Kur e pashë, i thashë ‘mirëmëngjes’ (qesh). I urova fat të mbarë, por jo për sot.

A mund të jetë Modric lojtari i parë në historinë e Real Madridit që luan dhe shkëlqen në moshën 40-vjeçare?

Kam pasur një tjetër lojtar 40-vjeçar, Maldinin. Të dy mund të krahasohen për atë që duhet të jetë një futbollist. Janë shembuj të jashtëzakonshëm. Nuk është rastësi që kanë arritur të luajnë në maja deri në moshën 40-vjeçare. Gjenetika është e rëndësishme, por gjithashtu edhe përkushtimi, sjellja…

Pse e ndryshuat planin taktik në pushim?

Në pjesën e parë kishim vendosur Rodrygo në të majtë dhe Brahim në të djathtë. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe vendosëm Vinicius në krahun e majtë dhe Brahim mes linjave. Vini është shumë i rrezikshëm kur luan në krah. Rodrygo ndjehet më mirë në të majtë, por është po aq i rrezikshëm edhe në të djathtë.

Mirë, jemi të kënaqur, sepse pas një ndeshjeje në Champions, këto mund të jenë ‘kurthe’. Skuadra e nisi mirë, e kontrolloi mirë lojën, mbrojtja ishte e organizuar… Edhe pse ritmi nuk ishte shumë i lartë, patëm gjithçka nën kontroll. Luajtëm mirë.

Si do ta përshkruanit gjendjen e Real Madridit tani?

Jemi mirë, shumë mirë. Por lajmi më i mirë sot ishte rikuperimi i Alaba. Ai luajti 60 minuta shumë të mira, ishte i qetë. Po rikuperojmë lojtarë në mbrojtje. Po hyjmë në fazën më të rëndësishme të sezonit në formë të mirë.

Goli i Modric ishte i jashtëzakonshëm, apo jo?

“Ufff (qesh)! I kam përdorur të gjitha fjalët e mundshme për Modric. Nuk kam më çfarë të them për të (buzëqesh). Ai është gjithmonë spektakolar”.

Previous Post

Aksidentohet në punë, rrezikon shikimin nga një sy, ngjarja nuk raportohet nga policia

Next Post

PS mbledh grupin parlamentar pas takimit me drejtuesit

Next Post
PS mbledh grupin parlamentar pas takimit me drejtuesit

PS mbledh grupin parlamentar pas takimit me drejtuesit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

December 16, 2025
Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time...

Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time…

December 16, 2025

EMRAT/ Si emëroi Ergysi në pikat kyce të policisë së shtetit njerëzit e tij!

December 16, 2025
Kylian Mbappe triumfon në gjyq kundër ish-klubit, Gjykata urdhëron PSG-në të kompensojë lojtarin me 60 milionë euro.

Lajmi Fundit

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një vizite dy ditore në Athinë, ka bërë thirrje për heqjen e ligjit të...

Read moreDetails
Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time...

Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time…

December 16, 2025

EMRAT/ Si emëroi Ergysi në pikat kyce të policisë së shtetit njerëzit e tij!

December 16, 2025
Kylian Mbappe triumfon në gjyq kundër ish-klubit, Gjykata urdhëron PSG-në të kompensojë lojtarin me 60 milionë euro.

Kylian Mbappe triumfon në gjyq kundër ish-klubit, Gjykata urdhëron PSG-në të kompensojë lojtarin me 60 milionë euro.

December 16, 2025
Presidentja Osmani zhvillon një takim me Papën: Panson njohjen formale të Kosovës nga Vatikani.

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Papën: Panson njohjen formale të Kosovës nga Vatikani.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Prona të shqiptarëve në Greqi, me një qasje të avancuar: Spiropali kërkon nga Athina të heqë ligjin e luftës, duke theksuar Pakti i Detit në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

December 16, 2025
Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time...

Vrasja e çiftit në Hollywood, reagimi i vajzës së Rob Reiner: Shokim i madh për familjen time…

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al