Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mister për ikjen e Ëngjëll Agaçit, ndërsa emërohet zëvendësuesja

Editor by Editor
February 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Mister për ikjen e Ëngjëll Agaçit, ndërsa emërohet zëvendësuesja
0
SHARES
123
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar pak ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Sipas raportimeve, gjatë një udhëtimi privat, Agaçi ka pasur disa simptoma për të cilat është detyruar që të kryejë kontrolle mjekësore.

Ndërhyrja kirurgjikale e Agaçit thuhet se u realizua me sukses, dhe Këshilli i Ministrave konfirmoi pak ditë me parë se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi, por largimi i tij ka ngritur dyshime për një arratisje të mundshme, teksa flitet se është emëruar dhe zëvendësuesja e postit të tij.

Ka qënë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ai i cili në një denoncim të publikuar së fundmi në rrjete sociale ngre pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se Agaçi, është arratisur. Sipas denoncimit të Berishës, janë sekuestruar një mori me dokumenta në Kryeministri, dhe në postin e Agaçit tashmë është emëruar Vilma Guri.

Postimi i Berishës:

Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim! Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!

Si je Doktor! Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm

Ndërkohë edhe portali pranë qeverisë, “Albanian Post”, ka shkruar një artikull së fundmi, ku thotë se Vilma Agaçi, aktualisht në rolin e këshilltares, mund të marrë pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Ministrave në një mandat tjetër eventual të kryeministrit Edi Rama. Pra mungesa aktuale e Sekretarit të Përgjithshëm, kuptohet që është shkaktuar nga ndërhyrja kirurgjikale jashtë vendit, por mundësitë për rikthimin e tij (teksa është emëruar zëvendësuesja) mbeten për tu parë.

Previous Post

Mosha mesatare në Itali 48.7 vjeç, ka popullsinë më të moshuar në Europë

Next Post

Zëri i Amerikës/ Krimi zgjedhor, Dumani i “përgjigjet” Ramës: Askush të mos frikësohet nga hetimet, nëse nuk shkel ligjin!

Next Post
Zëri i Amerikës/ Krimi zgjedhor, Dumani i “përgjigjet” Ramës: Askush të mos frikësohet nga hetimet, nëse nuk shkel ligjin!

Zëri i Amerikës/ Krimi zgjedhor, Dumani i "përgjigjet" Ramës: Askush të mos frikësohet nga hetimet, nëse nuk shkel ligjin!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al