Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shtyhet gjyqi për divorcin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak mungesa e tyre në seancë

Editor by Editor
February 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Shtyhet gjyqi për divorcin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak mungesa e tyre në seancë
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që do të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë. Seanca në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shty pasi as Meta dhe as Kryemadhi nuk u paraqitën në seancë. Meta nuk pritej që të mos paraqitej në gjykatë pasi ai ndodhet në burg prej muajsh tashmë. Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Duke qenë se Meta nuk ishte i pranishëm kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

Meta njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Gjithashtu u raportua se Meta disa muaj para se të paraqiste proceduar e divorcit nuk ka jetuar në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.

Meta dhe Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një parti e drejtuar nga Meta, e ku Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë. 

Previous Post

EMRAT/ Akuzohen për drogë dhe vjedhje, arrestohen 6 persona në Durrës

Next Post

Zbardhet një tjetër rast/ Si Ajola e Veliajt mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA

Next Post
Zbardhet një tjetër rast/ Si Ajola e Veliajt mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA

Zbardhet një tjetër rast/ Si Ajola e Veliajt mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al