Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ajo aty në fund është shtëpia jonë”/ Vetë Ajola Xoxa e nxjerr zbuluar Veliajn duke gënjyer për Qerretin

Editor by Editor
February 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Ajo aty në fund është shtëpia jonë”/ Vetë Ajola Xoxa e nxjerr zbuluar Veliajn duke gënjyer për Qerretin
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish duke gënjyer.

Në një reagim të bërë së fundi në rrjetet sociale, ku sulmon me një gjuhë intimiduese prokurorin Olsi Dado, thotë se qelizat telefonike të publikuara në dosjen hetimore të SPAK-ut që tregojnë se është zotërues i vilës në Qerret janë bërë në kohë fushate.

Por faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës tregojnë krejt të kundërtën.

Sipas të dhënave të marra nga SPAK-u në kompaninë telefonike ka rezultuar se numri i Veliajt ka pasur logime të shpeshta në zonën e Qerretit. Nga kjo analizë rezulton se këto logime janë kryesisht gjatë fundjavave, por ka edhe logime të cilat janë gjatë ditëve të caktuara të javës të vitit 2023 etj.

Çfarë ka bërë Erion Veliaj në Qerret fundjavave?

Në qeliza tregohet se Ajola Xoxa në vitin 2020 ka qenë në Qerret. Kështu tregohet dhe nga komunikimet që shoferi i Ajolës ka shkëmbyer me Olsi Eftimin, personin që merrej me punimet në vilë.

“Shtetasi Armand Manahasa shpjegon ndër të tjera se nga muaji shkurt i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2021 ka qenë i punësuar si shofer personal i shtetases Ajola Xoxa. Këtë shtetase e njeh nëpërmjet babait të saj, Arben Xoxa, i cili ka vdekur në muajin shkurt të vitit 2019. Shtetasi Armand Manahasa ka shpjeguar se e ka shoqëruar shtetasen Ajola Xoxa, përveç shtëpisë së saj tek ‘Kodra e Diellit’ dhe zyrat në ‘Sky Tower’, edhe në fshatin Qerret, tek një vilë brenda kompleksit ‘Marea’. Deklaruesi shprehet se ka filluar të shoqërojë shtetasen Ajola Xoxa dhe nënën e saj në Qerret, tek kompleksi në fjalë, në periudhën 2019-2020, Gjithashtu, në disa raste ka shoqëruar dhe pastruesen e saj që quhej Ela. Deklaruesi shprehet se shpesh ka transportuar në vilën brenda kompleksit edhe sende personale shtëpiake si edhe rroba të ndryshme.

I pyetur rreth një mesazhi të shkëmbyer me shtetasin Olsi Efthimi më datë 16.07.2020, ku i drejtohet duke e pyetur ‘Do shkoni në Qerret sot?’, të cilit Olsi Efthimi i përgjigjet ‘Jo nuk do shkojmë se ka ditëlindjen’, deklaruesi shprehet se komunikimi është bërë me këtë shtetas pasi ai shoqërohej herë pas here me Ajola Xoxën, dhe në dijeninë e tij shkonte (Olsi Efthimi) tek vila në Qerret, pasi merrej me arredimin e saj, me punë dhe aspekte të tjera. I pyetur nëse kishte qenë në ambientet e brendshme të banesës shtetases Ajola Xoxa, deklaruesi shprehet se nuk ka qenë asnjëherë. Deklaruesi ka shtuar se banesa ndodhej në katin e dytë të banimit, ndërsa në katin tjetër sipër-katit të banimit ku banonte Ajola, ajo po kryente punime të cilat ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi”, thuhet në dosjen hetimore.

Çfarë fushate kishte në kohë pandemie, po në 2022-shin cila fushatë ishte që dalin qelizat atje.

Se mirë Erion Veliaj justifikohet për 2023-shin, por në kohët e tjera?

Mos vallë SPAK-u ka ndonjë qelizë tjetër që na del atje pikërisht te dera e shtëpisë? Se mos ka dhe ndonjë foto pastaj dhe si do ta justifikojë i shkreti?

“Konkretisht, më datë 01.08.2021, ora 7:52 p.m., shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës:

Driant Zeneli – A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot.

Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë”, sqarohet në dosje.

Sipas të dhënave, ashtu siç e përmendëm më lart, edhe dëshmitarë të tjerë e identifikojnë vilën në Qerret si e Erionit, vetë Erioni në gjykatë tha ajo është vila ime.

Ai mund të ketë qenë 87 herë në zonat që pretendon, por ka dhe qelizat e tij që i ka në Qerret. Erion Veliaj kërkon të fokusohet vetëm te qelizat e fushatës që të justifikojë veten.

Vila që quhej vila e Erionit tani ekzistoka, por nuk është e Erionit, por e vjehrrit të tij të ndjerë.

Ajola shkonte atje se ashtu kishte ca punë dhe Erioni shkonte atje me celular se ashtu kishte disa punë.

Kështu e justifikon Erioni meqenëse kam qenë në fushatë të Kavajës paskam qenë në Qerret te vila.

Këto janë vetëm disa nga faktet që vërtetojnë se Erion Veliaj po gënjen sërish për vilën e tij në Qerret të cilën do t’ia faturojë Arben Xoxës.

Por këto nuk janë asgjë më shumë e as më pak se budallallëqet e radhës që thjesht dhe vetëm më shumë sesa mbrojtje po e fundosin kryebashkiakun e Tiranës në detyrë, i cili ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Durrësit./ CNA

Previous Post

Krimi i pasionit në Shkodër/ Gazetarja Lala tregon dinamikën e ngjarjes: 34-vjeçari i dërgoi Anilës një video sikur po vriste veten! U takuan për tu sqaruar…

Next Post

Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Next Post
Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët
AKTUALITET

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

by Editor
May 10, 2025
0

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast që sipas tij tregon hapur...

Read moreDetails
Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

May 10, 2025
Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

May 10, 2025
Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

May 10, 2025
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

May 10, 2025
Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al