Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Debati në makinë! 34-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga nëna e 3 fëmijëve, si ndodhi krimi në Shkodër

Editor by Editor
February 18, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Debati në makinë! 34-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga nëna e 3 fëmijëve, si ndodhi krimi në Shkodër
0
SHARES
85
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi paraditen e sotme Shkodrën, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri ndaj partneres së tij, 44-vjeçares Anila Ndoka (Prendushi) dhe më pas qëlloi edhe veten.

Kolë Manaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Anila Ndoka (Prendushi) mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë me një plumb në kokë.

Në momentin kur Kolë Manaj ka kryer aktin ekstrem, mësohet se ka qenë bashkë me partneren e tij në makinë. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Anila Ndoka (Prendushi) ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin. Duke mos e pranuar këtë fakt, Kolë Manaj i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur. Anila Ndoka (Prendushi) kishte arritur ta bindte të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.

Dyshohet se sapo janë futur në automjet, mes tyre kishte nisur një debat, dhe në një moment, Kolë Manaj ka nxjerrë armën pistoletë. 44-vjeçarja e kishte kapur nga duart për ta ndaluar, por në atë çast ai e kishte qëlluar me një plumb në kraharor. Më pas, 34-vjeçari kishte qëlluar veten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” të qytetit verior. Burime bëjnë me dije se Kolë Manaj ishte i papunë, ndërsa 44-vjeçarja është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punon për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.

Policia e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Previous Post

Sekuestrohen biznese dhe truall toke, dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Ja kujt personi i përkasin

Next Post

“Së bashku drejt fitores”/ Helidon Bushati largohet nga politika

Next Post
“Së bashku drejt fitores”/ Helidon Bushati largohet nga politika

“Së bashku drejt fitores”/ Helidon Bushati largohet nga politika

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al