Saturday, May 24, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, Bota nën frikë dhe panik!

Editor by Editor
February 15, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Një sherif i ri ka ardhur në qytet”, Bota nën frikë dhe panik!
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e inagurimit të Presidentit Trump, pas shpinës së tij qëndronin disa burra, të gjithë miliarderë dhe njëkohësisht manjatë të teknoligjisë së informacionit. Mes tyre spikaste Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sam Altman i ChatGPT, Larry Ellison i Oracle, Sundar Pichai i Google dhe Jeff Bezos i Amazon. Ndërsa Donald Trump mbante fjalimin e inagurimit duke deklaruar se “epoka e artë e Amerikës fillon sot” – valët e një tërmeti të nëndheshëm tejkalonin Oqeanin Atlantik, përplaseshin në brigjet e Ishullit Britanik, duke përmbytur gjithë Kontinentin e Vjetër. Që prej atij momenti, Presidenti Donald Trump filloi të ndryshojë Shtetet e Bashkuara, dhe bashkë me të edhe qytetërimin perëndimor. Bota (perëndimore) nuk do të jetë më siç ka qenë, dhe me shumë gjasa, edhe pjesa tjetër e botës.

Katër vjet më parë Presidenti Donald Trump po largohej nga Shtëpia e Bardhë i akuzuar për nxitje të trazirave të përgjakshme politike, ndërsa katër vjet më vonë po ai rikthehej më i etur se kurrë për pushtet. Burrat e fuqishëm që qëndronin pas shpinës së tij, disa prej të cilëve i ishin bashkuar Donald Trump vetëm pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, qëndronin të qetë dhe të sigurtë. Vetëm ata e dinin saktësisht se çfarë po ndodhë, sepse ata janë zotëruesit e armës më të frikshme që njerëzimi ka shpikur deri më sot – një armë që u jep atyre fuqinë të drejtojnë dhe të kontrollojnë shoqërinë njerëzore në çdo cep të globit. Këtë lloj fuqie mund ta ketë vetëm një perëndi.

Burrat që qëndronin pas shpinës së Presidentit zotërojnë dhe kontrollojnë informacion për çdo banorë të planetit tokë që ka një telefon inteligjent në dorë. Ata dinë çdo dëshirë, punë dhe informacion për jetën e secilit prej nesh, nominalisht edhe për ty që po i lexon këto rradhë. Ata mund të manipulojnë emocionalisht në çdo orë të ditës dhe të natës, duke na detyruar të sillemi saktësisht siç ata dëshirojnë. Kjo realizohet përmes cookies, algoritmeve, rrjeteve sociale dhe Inteligjencës Artificiale. Deri më sot, në historinë njerëzore askush nuk ka zotëruar një armë kaq të fuqishme.

Dhe kjo armë gjendet në duart e këtyre gjashtë burrave, që më 20 Janar 2025 qëndronin pas shpatullave të Presidentit Donald Trump. Dukej sikur Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk i nevojiteshin më aleatët tradicionalë, por vetëm këta 6 njerëz – zotëruesit e armës më të fuqishme dhe më inteligjente në këtë cep të universit. Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia – krejt qytetërimi perëndimor nuk ka më asnjë rëndësi. Dhe Presidenti Donald Trump këtë e deklaroi qartë dhe brutalisht.

Ditët që pasuan 20 Janarin shpërfaqën anën më të shëmtuar të një Amerike që nuk e kemi parë kurrë, veçanarisht të dyshes Donald Trump dhe Elon Musk; urdhëra ekzekutivë dhe tarifa të tmerrshme që shkërmoqin qeverinë federale, përçmim dhe poshtërim për të gjithë, që nga Greonlanda, Gaza, Panamaja, Kanadaja, Europa dhe Ukraina. Deri tani vetëm Rusia, Kina dhe India nuk janë prekur. Të tjerët po mbyten nën rrëmetin dhe poshtërimin e Presidentit Trump.

Deri tani Kongresi dhe Senati i është bindur Presidentit, ndërsa ata që e votuan dhe nuk e votuan, presin me ankth se çfarë gjëme do të vijë nga Zyra Ovale.

Nuk vonoi shumë dhe Presidenti Donald Trump njoftoi se ai ka rënë dakort me Presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, në kurriz të kësaj të fundit. I dëshpëruar, Presidenti Zelenskyy nuk ka çfarë të thotë, veçse të deklarojë se Ukraina duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve ku do të vendoset për të ardhmen e saj. Ndërsa Europa gjendet nën panik për të ardhmen e saj dhe përpiqet të mbrohet nga Elon Musk dhe JD Wance – zëvëndës Presidenti i Shteteve të Bashkuara – që po e poshtëron atë në shtëpinë e saj në Mynih. Sipas JD Wance, Europa nuk është asgjë më shumë se sa armiku nga brenda i vetvetes.

Armiqtë e rinjë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara janë emigrantët, të cilët duhen të zhduken nga Europa, janë prindi 1 dhe prindi 2 që po rrezikojnë familjen tradicionale, ndonjëherë LBGT (për këta nuk është shumë i qartë), dhe sidomos ata që mbrojnë të drejtën e abortit. Broçkulla të ngjashme me ato që propagandonte dikur Adolf Hitler kundër hebrenjëve, por që Donald Trump tani i ka zëvëndësuar me emigrantë. Dhe këtë e propagandon një President i një vendi që është produkt i emigracionit global.

Qartësisht, Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump nuk janë më ato që ishin deri më 20 Janar 2025. Ky ndryshim nuk ndodhi si pasojë e ndonjë lufte globale, ose pas ndonjë lufte civile në Shtetet e Bashkura. Ky ndryshim ndodhi përmes përmes votës, nga një popull i pasur që presupozohet se voton i lirë, por nën pushtetin absolut të rrjeteve sociale, algoritmeve, cookies dhe inteligjencës artificiale. Dhe pushteti e zgjodhi Presidentin. Ai është Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Previous Post

Berisha: Ndërtuesve në Tiranë u është thënë se Rama do sjellë palestinezë që do blejnë 20 mijë apartamente!

Next Post

Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok

Next Post
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok

Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

May 24, 2025
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025
Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

May 24, 2025
Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

AKTUALITET

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

by Editor
May 24, 2025
0

GREQI- Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tentoi të fuste...

Read moreDetails
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025
Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

Dalin përgjimet/ Drejtori i Ballukut, Berberi i ARRSH me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar” të Samir Manes

May 24, 2025
Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

May 24, 2025
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

May 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

E pëson shqiptarja në Greqi, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burgun e Koridalos, vihet në pranga

May 24, 2025
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Dosja “Ura”/ Si korruptoheshin policët nga trafikantët për të kaluar drogën në portin e Durrësit

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al