Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Një në burg dhe të tjerët me detyrim për t’u paraqitur, ja akuzat e SPAK për 6 biznesmenët që iu bashkuan mekanizmit pasurues të Veliajt

Editor by Editor
February 10, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ Një në burg dhe të tjerët me detyrim për t’u paraqitur, ja akuzat e SPAK për 6 biznesmenët që iu bashkuan mekanizmit pasurues të Veliajt
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Në njoftimin zyrtar të SPAK janë përshkruar dhe masat e tjera të firmosura nga GJKKO e që lidhen me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. SPAK njofton se GJKKO vendosi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, për biznesmenin Elman Abule të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk.

Gjithashtu GJKKO ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për biznesmenin Gentian Sula, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk. Gjithashtu GJKKO vendosi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për biznesmenin Meriman Palushi si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk.

GJKKO mësohet se vendosi po ashtu për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për biznesmenin Fatmir Bektashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk. Sipas njoftimit, GJKKO vendosi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”,parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për biznesmenin Sokol Kryeziu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk.

Po ashtu GJKKO vendosi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për biznesmenin Shkëlqim Fusha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Previous Post

SPAK: Veliaj u dha leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë tek OJF-të e gruas

Next Post

SPAK: Veliaj-Xoxa bënë një skemë të organizuar nëpërmjet OJF-ve dhe shpk-ve

Next Post
SPAK: Veliaj-Xoxa bënë një skemë të organizuar nëpërmjet OJF-ve dhe shpk-ve

SPAK: Veliaj-Xoxa bënë një skemë të organizuar nëpërmjet OJF-ve dhe shpk-ve

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Rama batuta me Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj
AKTUALITET

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Rama batuta me Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj

by Editor
May 16, 2025
0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë homologun e tij britanik Keir Starmer, i cili do të marrë pjesë në...

Read moreDetails
Samiti në Tiranë/ Presidenti francez Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

Samiti në Tiranë/ Presidenti francez Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

May 16, 2025
E bën sërish/ Rama i ulet në gjunjë Melonit, kryeministrja vihet në siklet: Edi stop

E bën sërish/ Rama i ulet në gjunjë Melonit, kryeministrja vihet në siklet: Edi stop

May 16, 2025
Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon, tregon se jemi në rrugën e duhur

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon, tregon se jemi në rrugën e duhur

May 16, 2025
Numërimi i votave preferenciale në Tiranë, Tabaku kryeson, Meta ngjitet i treti. Ja si renditen 37 kandidatët

Numërimi i votave preferenciale në Tiranë, Tabaku kryeson, Meta ngjitet i treti. Ja si renditen 37 kandidatët

May 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Rama batuta me Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Rama batuta me Starmer: Çfarë ju thashë për motin? Është shiu juaj

May 16, 2025
Samiti në Tiranë/ Presidenti francez Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

Samiti në Tiranë/ Presidenti francez Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

May 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al