Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dosja McGonigal, arkivoli i hapur i Ramës”, Berisha: Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryeministri dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale

Editor by Editor
February 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Dosja McGonigal, arkivoli i hapur i Ramës”, Berisha: Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryeministri dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e sotme ka komentuar intervistën e ish-zëvendësministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se Ahmetaj si dëshmitar okular u tha shqiptarëve se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. 

Kryedemokrati u shpreh se ky është shkaku që opozita ndodhet sot në shesh, sipas tij për “t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se nuk pajtohen me këtë hajdut”. Berisha e cilësoi çështjen McGonigal edhe si dosjen që do i sjellë burgun dhe fundin kryeministrit Rama. 

“Të dashur miq, ne përballemi përsëri me censurën. Censurën, vellon e zezë që Edi Rama në traditën e etërve të tij, ka vendosur në Shqipëri. Por ja ku jemi, asgjë në botë nuk na pengon dot ne të mbrojmë të vërtetat që besojmë. Tre rezoluta ndërkombëtare u censuruan totalisht nga mediat e qeverisë. U censurua krejtësisht intervista e Arben Ahmetajt, i cili në fakt i bëri autopsinë regjimit të krimit nga viti 2015 gjer sot.

Arben Ahmetaj, si dëshmitar me dokumenta, si dëshmitar fizik, okular, u tha shqiptarëve se Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Se Edi Rama detyroi Erion Veliajn të firmosë djegësin e Tiranës dhe së bashku me të kanë vjedhur 130 milionë euro. Se Edi Rama me Lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara, para syve të tij, rritën çmimin e tunelit 50 milionë euro për t’i marrë në xhep. Se Edi Rama ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e vjedhjeve të tij ku me familjarët e vet ka marrë dhjetëra milionë dhe ka grisur dy urdhra arresti për baxhanakun dhe drejtoreshën e AKSHI-t. Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri. Lubi Balluku, Lubi Loti, administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. 

Pra, miq, të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu. Për t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë. Miqtë e mi, dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës. Çdo natë, në dy muajt e fundit, ai në ëndërr i del ishulli Riker. Atje do përfundojë, tek McGonigali. Iu garantoj ju se pas zgjedhjeve do e paketoj, të bëjë dënimin më pas të kthehet.”, tha Berisha. 

Previous Post

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit! Nuk fiton kush më shumë nga kjo se ne shqiptarët

Next Post

Ironi në protestë, qytetari publikon etiketën e verës 33.600 euroshe të Ramës

Next Post
Ironi në protestë, qytetari publikon etiketën e verës 33.600 euroshe të Ramës

Ironi në protestë, qytetari publikon etiketën e verës 33.600 euroshe të Ramës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al