Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama: Paktin me Italinë për emigrantët e menaxhon Roma, jo ne

Editor by Editor
February 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rama: Paktin me Italinë për emigrantët e menaxhon Roma, jo ne
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp në Spanjë, u pyet për dështimin e mundshëm të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. A

i u përgjigj duke thënë se për këtë çështje duhet të pyesin qeverinë italiane, pasi Shqipëria ka vetëm një rol të thjeshtë në këtë marrëveshje, duke ndihmuar me kërkesën e Italisë. Rama theksoi se operacionet janë nën përgjegjësinë italiane dhe se siguria dhe trajtimi i emigrantëve janë të menaxhuara nga autoritetet italiane.

Pyetje: Ju nuk mendoni se është e mundur që keni një marrëveshje të tillë me Spanjën kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së?

Rama: Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet po kështu shumë me gjeografinë. Në qoftëse e keni idenë e pozicionit gjeografik të dy vendeve, ne jemi njerëzit thonë të ndarë por unë them jemi të bashkuar nga deti me Italinë dhe e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se migrantët nuk ndalojnë në Itali sepse po të ndalojnë në Itali hyjnë në territorin e Bashkimit Europian dhe vihen në lëvizje procedura të tëra, por ata ndalojnë në Shqipëri dhe sa e bëshme do të ishte për Spanjën që të ndalonin në Shqipëri, nuk e shoh këtë gjë të mundshme dhe nuk mendoj që në fund të fundit, kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës kufitare europiane dhe të krizës së emigracionit sepse Europa besoj deri më tani gjendet në një pozicion të vështirë. Nga njëra anë, i duhet të merret me shumë emigracion të paligjshëm dhe me një porozitet shumë shqetësues të kufijve të vet dhe nga ana tjetër i duhet që të përballet me një rënie demografike dramatike.

Kështu Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por ka nevojë për gjithmonë e më shumë emigrantë. Si zgjidhet kjo? Nuk më takon mua të jap leksione apo të këshilloj askënd, por besoj që pikë së pari, kjo nuk është çështje në shërbim të gatimit politik të mishit, pra kush tregon më shumë muskuj kundër emigrantëve, kush është më i vendosur të sprapsë, kush është më i djathtë, kush është më i majtë, kush është më kështu dhe kush është më ashtu sepse kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë, duke kthyer diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e forcës së punës në një luftë kulturore dhe kjo mund ta shkatërrojë shpirtin e Europës.

Kështu që, për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, përtej së majtës, përtej së djathtës, përtej interesave zgjedhore, përtej nevojës për të marrë më shumë vota dhe për të ndezur frikën në stomakun e njerëzve për t’i marrë këto vota, Evropa do të jetë në telashe.

Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe do të bëjë diçka shumë më gjithëpërfshirëse, sigurisht, duke kontrolluar kufijtë shumë më me vendosmëri, por edhe duke u hapur ndaj emigracionit të ligjshëm, duke krijuar një mënyrë shumë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës dhe kështu me radhë, atëherë do të jetë një fitore e madhe për Evropën dhe për brezat e ardhshme. Në të kundërt, nuk e di, do të jetë shumë e vështirë.

Previous Post

Edhe pse numri i turistëve në Shqipëri u rrit, ata shpenzuan më pak në 2024

Next Post

LVV mbyll fushatën e zgjedhjeve, Kurti: Me ne lëvizim pa viza dhe kufiri nuk lëviz

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

AKTUALITET

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja e shumëpritur, do të luhet mbrëmjen e së shtunës, ku interesi ka qenë i madh, qëkur u mësua se...

Read moreDetails
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025
Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

June 7, 2025
U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

June 7, 2025
Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al