Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau shqiptarin në Itali, dënohet me burg të përjetshëm autori

Editor by Editor
February 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrau shqiptarin në Itali, dënohet me burg të përjetshëm autori
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata italiane ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm për Davide Osella Ghena, autorin e vrasjes së shqiptarit Fatmir Ara. Miri, ashtu siç e thërrisnin të njohurit, u ekzekutua më 2 Shtator të vitit 2022 në San Carlo Canavese.

Ndërkohë gjykata ka liruar motrën e autorit, Barbarën dhe shokun e tij, Andrea Fagnoni duke i shpallur të pafajshëm. Për ta prokuroria kishte kërkuar respektivisht 22 vjet dhe 13 vjet burg, pasi motra akuzohej se i kishte dhënë armën autorit ndërsa, shoku i tij e e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i krimit.

Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, siç raportojnë mediat, kanë marrë pjesë edhe të afërm të Arës.

Prokuroria thotë se Osella Ghena e vrau shqiptarin për shkak të problemeve financiare. Ara po punonte për rinovimin e një ferme që zotërohej nga autori dhe e dashura e tij. Por për shkak të borxheve që kishin nisur të akumuloheshin dhe problemeve ekonomike, Osella Ghena kishte menduar si zgjidhje vrasjen e shqiptarit. Dhe ashtu bëri. Mirëpo gjatë gjyqit ai ka ndryshuar dëshminë disa herë. Në një rast, pasi u mor për 17 orë në pyetje shpërtheu dhe e pranoi vrasjen. Por Tetorin e kaluar, ai ndryshoi versionin sërish.

“Nuk e vrava unë dhe sot po ju kërkoj të më ndihmoni sepse nuk mund t’i fsheh njerëzit që po më kërcënojnë”, tha ai.

Sipas kësaj historie, Ara ishte vrarë nga dy persona të tjerë. Ai i përshkroi ata si të veshur mirë, me mjekër dhe me tatuazhe. Por autoritetet thonë se nuk ka asnjë provë për ekzistencën reale të tyre.

Gjykata po ashtu ka vendosur të dëmshpërblejë të gjithë familjarët e Arës, mes tyre edhe katër fëmijët e tij.

Previous Post

Xhepat plot! Muaji shkurt pasuron këto 2 shenja Horoskopi

Next Post

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit/ Ja kush e zëvendëson

Next Post
Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit/ Ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Kukësit/ Ja kush e zëvendëson

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al