Wednesday, May 28, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ SPAK dërgon në gjykim ish deputetin Alqi Ballko për korrupsion!

Editor by Editor
November 17, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
LAJM I FUNDIT/ Hapet rruga për arrestimin e Bllakos, Nikolla ‘letër’ Krajës: Nuk ka më mandat…
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgoje në gjyq ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për çështjen e Incineratorit të Tiranës. 

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara dhe gjatë hetimeve të kryera për kontratën koncensionare të vitit 2017 për ”Ndërtimin e landfillimit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

I pandehuri Alqi Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës, përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit.

Për shërbimin e Vladimir Bezhanit, si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, shtetasi Alqi Bllako i ka kërkuar/propozuar shtetasit Klodian Zoto, aksioner i shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, duke e punësuar fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe siguruar një përfitim të parregullt në vlerën 7,520,000 lekë.

Gjatë kohës që Vladimir Bezhani ishte këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton, sipas orientimit të të pandehurit, Alqi Bllako duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor, që i shërbyen shoqërisë propozuese të shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm për propozimin e pakërkuar.  

Po ashtu, i pandehuri Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri (pronarët de facto të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.), vlerën monetare prej 119,755 Euro, si pagesë për blerjen e pajisjes “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, me adresë: “Ropi Stillo Gostivishti”, Ersekë.

Siç është mësuar edhe nga njoftimet e mëparshme, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 31 korrik 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.255/1 të vitit 2020 (ndarë nga procedimi penal nr.255 të vitit 2020), në ngarkim të të pandehurve; Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime të tjera në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për të gjithë subjektet e regjistruar në kuadër të këtij hetimi (individë dhe persona juridik), për të evidentuar çdo fakt penal tjetër, veprimet e personave përgjegjës të institucioneve shtetërore që kanë marrë pjesë si para dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe gjatë zbatimit të kontratës koncesionare.

Previous Post

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Lartë!

Next Post

Berisha: Mesazhi për çdo shqiptar është të zgjohemi, të ngrihemi kundër kësaj diktature bandash ku pushteti është në duart e një njeriu

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkohet nga detyra kryetarin e Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkohet nga detyra kryetarin e Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

May 28, 2025
53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

May 28, 2025
Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

AKTUALITET

Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkohet nga detyra kryetarin e Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

by Editor
May 28, 2025
0

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku u vendos shkarkimi nga detyra i kryetarit të...

Read moreDetails
53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

May 28, 2025
Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

May 28, 2025
Rubio: SHBA do të kufizojë vizat për zyrtarët e huaj që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve

Rubio: SHBA do të kufizojë vizat për zyrtarët e huaj që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve

May 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkohet nga detyra kryetarin e Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkohet nga detyra kryetarin e Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

May 28, 2025
53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm shtetit me kontrabandë cigaresh , kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al