Saturday, November 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Baza afër Rinasit, ekspertët e huaj siguronin nxjerrjen e kokainës së pastër nga lëkura e lopëve: Detaje nga zbulimi i laboratorit në Qerekë

Editor by Editor
November 16, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Baza afër Rinasit, ekspertët e huaj siguronin nxjerrjen e kokainës së pastër nga lëkura e lopëve: Detaje nga zbulimi i laboratorit në Qerekë
0
SHARES
97
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës u zbulua falë një hetimi të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të nisur në vitin 2023. 10 janë të arrestuarit, 7 shqiptare dhe 3 të huaj, prej të cilëve 2 nga Venezuela dhe një nga Kolumbia.

Në një njoftim për mediat, SPAK dha këtë të shtunë detaje për këtë sipërmarrje të sofistikuar kriminale, me bazë në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për një laborator të përpunimit të kokainës, drogë e cila sillej nga Amerika Latine e kontaminuar dhe përpunohej në Shqipëri, duke u bërë kështu gati për tregun europian.

Përveç laboratorit në Qerekë, grupi kriminal kishte edhe ambientet të tjera të vendosura në Tiranë e Durrës, në ndihmë të gjithë kësaj sipërmarrjeje.

“Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës”, thotë SPAK.

Rrjeti kishte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal. Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine.

“Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës”, shprehet Prokuroria.

Edhe vendet që kishin zgjedhur për të kryer të gjithë këtë sipërmarrje nuk ishin rastësore. Siç shpjegon SPAK, vendosja e laboratorit të Qerekë, ishte për shkak të afërsisë me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Ambienti në Durrës për shkak të portit.  

“Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal”.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar.

“Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara. Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal”, vijon më tej SPAK.

Në mesin e provave të sekuestruara nga autoritetet ligjzbatuese janë 6.1 kilogramë kokainë. Ashtu sikurse 48 tonë material i papërpunuar organik ku dyshohet se fshihet kokainë.

“Provat e sekuestruara përfshijnë: Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme”.

Previous Post

Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e Amen, në konfliktin mes ish-çifti u përfshi edhe familja!

Next Post

POLEMIKAT/ Kosova akuzohet se veproi me “paramendim”, Rrahmani tregon përse e tërhoqi ekipin nga fusha 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tre të arrestuar në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura

Tre të arrestuar në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura

November 15, 2025
Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

November 15, 2025
Kandidatë të pavarur që u mbështetën nga opozita, nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale; Berisha deklaron: Populli e hoqi besimin nga Rama.

Kandidatë të pavarur që u mbështetën nga opozita, nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale; Berisha deklaron: Populli e hoqi besimin nga Rama.

November 15, 2025
Dua Lipa e impresionuar nga derbi i flaktë Boca-River Plate, këngëtarja e njohur pozon me legjendën argjentinase…

KRYESORE

Tre të arrestuar në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura

by timoni.al
November 15, 2025
0

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit policor “Neonët 3”, të zhvilluar...

Read moreDetails
Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

November 15, 2025
Kandidatë të pavarur që u mbështetën nga opozita, nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale; Berisha deklaron: Populli e hoqi besimin nga Rama.

Kandidatë të pavarur që u mbështetën nga opozita, nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale; Berisha deklaron: Populli e hoqi besimin nga Rama.

November 15, 2025
Dua Lipa e impresionuar nga derbi i flaktë Boca-River Plate, këngëtarja e njohur pozon me legjendën argjentinase…

Dua Lipa e impresionuar nga derbi i flaktë Boca-River Plate, këngëtarja e njohur pozon me legjendën argjentinase…

November 15, 2025
Bonny, Inter dhe profecia e Bastonit: Derbi nuk do të jetë vendimtar, por triumfi në të do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara.

Bonny, Inter dhe profecia e Bastonit: Derbi nuk do të jetë vendimtar, por triumfi në të do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara.

November 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tre të arrestuar në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura

Tre të arrestuar në Shkodër për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura

November 15, 2025
Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Paraqitet përralla “Ragi dhe muzika e pyllit”, nga autori Andrei Agasi

November 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al