Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Donald Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, kush është republikani që njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Editor by Editor
November 13, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Donald Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, kush është republikani që njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të përzgjedhë njerëzit në postet kyçe të administratës së tij.

Ai ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqes…”, ka shkruar Trump.

Po kush është John Ratcliffe?

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

Donald Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, kush

Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ish-ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Donald Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, kush

Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.

Në mandatin e parë të presidentit Trump, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përshëndetur përzgjedhjen e John Ratcliffe në krye të Inteligjencës Amerikane.

“Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika. Partneritetin tashmë të ndërtuar në fushën e sigurisë jemi të vendosur ta forcojmë. Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tone”, kishte shkruar Haradinaj në atë kohë.

Previous Post

Shqipëria përballë Çekisë, mungojnë Hysaj dhe Daku, Asani gati për ndeshjenp

Next Post

Koncesionet në shëndetësi/ PD kërkon të thirren dëshmitarë Rama me Vilma Nushin

Next Post
Koncesionet në shëndetësi/ PD kërkon të thirren dëshmitarë Rama me Vilma Nushin

Koncesionet në shëndetësi/ PD kërkon të thirren dëshmitarë Rama me Vilma Nushin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al