Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet

Editor by Editor
November 8, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në systemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.

Në të kundërt, subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim. Shkresa u është dërguar 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit të pagave pasi ata kanë një përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun. Këta tatimpaguese pavarësisht njoftimit të pare të dërguar në fillim të muajit tetor nuk kanë reaguar ende.

“Nga analiza e të dhënave që Administrata Tatimore ka kryer bazuar në vetëdeklarimin që keni bërë në muajin shtator 2024, rezulton se në listëpagesën tuaj ka përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.

Për këtë arsye, Administrata Tatimore ju konsideron subjekt me risk në fushën e informalitetit të pagave!

Në datën 1 tetor 2024, Administrata Tatimore ju është drejtuar me një mesazh të personalizuar, në llogarinë tuaj në e-Filing, nëpërmjet të cilit ju inkurajonte të deklaronit me saktësi dhe vërtetësi pagat e punonjësve tuaj brenda 20 tetorit 2024, por ju nuk keni reflektuar pavarësisht njoftimit.

Sa më lart, Administrata Tatimore falë qasjes këshilluese, në zbatim të fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë ju jep një mundësi të dytë për të deklaruar me saktësi dhe vërtetësi në listëpagesën e radhës, datë 20 nëntor, për të korrigjuar situatën tuaj.

Nëse kjo nuk ndodh edhe pas njoftimit të dytë, ju bëjmë me dije se ju do të jeni objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.

Ju kujtojmë se: “Deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave përbën shmangie tatimore dhe si i tillë përbën kundërvajtje administrative dhe penale, sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”!

Besimplotë se kjo përpjekje e përbashkët do të gjejë mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj për të vendosur barazi sociale për punonjësit dhe do të ulë informalitetin e pagave”, thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i tatimeve, Ilir Bina.

Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.

Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.

Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur një ditë më parë se pas njoftimit të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024, rreth 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh./Monitor

Previous Post

E premte plot fantazi, tre shenjat me fat që fitojnë sot nga yjet

Next Post

“Dosja e SPAK, një fletërrufe”/ Meta: Arratisja s’ka ekzistuar në imagjinatën time

Next Post
“Dosja e SPAK, një fletërrufe”/ Meta: Arratisja s’ka ekzistuar në imagjinatën time

"Dosja e SPAK, një fletërrufe"/ Meta: Arratisja s'ka ekzistuar në imagjinatën time

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

December 31, 2025
Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

December 31, 2025
Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc...

Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc…

December 31, 2025
15-vjeçari ndalohet për shitjen e fishekzjarrëve, godet policin në momentin e arrestimit për ndërrim vit.

Lajmi Fundit

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Në datën 20 janar, IFAB (International Football Association Board) do të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme për të diskutuar mundësitë...

Read moreDetails
Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

December 31, 2025
Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc...

Sebastian Vettel tregon: Rënia ime filloi në Ferrari, isha në garë për të fituar, por Leclerc…

December 31, 2025
15-vjeçari ndalohet për shitjen e fishekzjarrëve, godet policin në momentin e arrestimit për ndërrim vit.

15-vjeçari ndalohet për shitjen e fishekzjarrëve, godet policin në momentin e arrestimit për ndërrim vit.

December 31, 2025
Artisti që ilustron figurat politike si Rama, Berisha dhe të tjerë/ Bregasi: Të ardhurat e mia vijnë nga rrjetet sociale

Artisti që ilustron figurat politike si Rama, Berisha dhe të tjerë/ Bregasi: Të ardhurat e mia vijnë nga rrjetet sociale

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

Futbolli në 2026 me ndryshime të reja rregullash: Roli i VAR-it për kartonin e dytë të verdhë dhe rregulla të tjera të miratuara.

December 31, 2025
Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

Sali Berisha u uron shqiptarëve për Vitin e Ri 2026: Një fillim në kontekstin e një misioni të rëndësishëm shpëtimtar.

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al