Thursday, January 15, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD denoncon: Kriza energjitike po fabrikohet në zyrat e Ballukut

Editor by Editor
November 5, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
PD denoncon: Kriza energjitike po fabrikohet në zyrat e Ballukut
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar se kriza energjetike po fabrikohet në zyrat e ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja, u shpreh se Shqipëria po shkon drejt një krize të qëllimtë energjetike, pasi rezerva hidrike në liqenin e Fierzës ka rënë në kuotën 267 metra.

Ai theksoi se për të mbushur mungesën e energjisë nga prodhimi vendas, Ministria dhe agjencitë e Ballukut do të detyrohen të blejnë energji në bursa.

Kraja denoncoi gjithashtu praktikat abuzive të qeverisë, ku Shqipëria, sipas tij, e shet energjinë me çmim të ulët dhe e blen me çmim të lartë. Kjo, sipas PD-së, është një shkelje e protokolleve dhe procedurave të energjisë, që po ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

Deklarata e plotë:

Prej vitit 2013, fjala “krizë” ka shoqëruar çdo vendimarrje abuzive të qeverisë Rama. Termeti i vitit 2019 ishte justifikimi ideal për të mbuluar abuzimet me fondet e rindërtimit. Covid-19 u gjet si justifikim për qindra tenderë sekretë. Më herët, kriza mjedisore u përdor si justifikim ligjor e financiar për të grabitur qindra milionë euro me inceneratorët fantazëm. “Kriza” e rradhës duket se po fabrikohet në zyrat e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës drejtuar nga “krye”ministresha Balluku.

A po shkon Shqipëria drejt një krize energjetike, të qëllimtë, teksa rezerva hidrike e Fierzës ka zbritur drejt kuotës 267 metër?

Ky nivel i kuotës garanton aktualisht 423 milion Kw/orë prodhim energjie.

Sipas rregullores së digave në kaskadën e Drinit, niveli në liqenin e Fierzës duhej të ishte 289 metra, ose 22 metra më shumë se niveli i sotëm prej 267 metrash.

Në terma prodhimi, sot, sipas rregullores së digave, Shqipëria duhej të kishte 1 miliardë e 106 milion Kw/orë. Energjia e munguar nga keq-shfrytëzimi i kaskadës së Drinit është 683 milion Kw/orë. Një mungesë energjie që do t’u kushtojë taksapaguesëve minimalisht mbi 80 milion euro.

Për të mbushur këtë mungesë nga prodhimi vendas, Ministria dhe agjencitë nën përgjegjësinë e Ministres Balluku do të duhet t’i adresohen blerjeve në bursë.

Por siç është bërë tanimë zakon, Shqipëria e shet lirë dhe e blen shtrenjtë energjinë e saj. Një praktikë abuzive, që shkel çdo protokoll e proçedurë të energjisë. Një praktikë e cila është në gjenezë të krizës që po troket, e që do të përdoret si justifikim për blerje qindra milionëshe. Mbase, edhe për të vendosur në punë sa për spektaktlin e rradhës dy Tec-et lundruese të Vlorës të cilët kushtojnë çdo ditë 94 mijë dollarë dhe që kanë përthithur pa u vënë asnjë ditë në punë mbi 46 milion dollarë.

Kjo është arsyeja e vërtetë përse pensionet në Shqipëri nuk rriten. Nën justifikimin e krizave te njëpasnjëshme, taksat e qytetarëve shkojnë për të financuar fushata shit-blerje votash, drejtorë sipërmarrës, e propaganda të gënjeshtërta. Një vjedhje e përditshme në gjëndjen e krizës së përhershme.

Kjo situatë duhet të marrë fund. Qeveria teknike është e vetmja rrugëdalje.

Previous Post

Prokurorja federale e Belgjikës vizitë në SPAK, takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë

Next Post

Mediu dhe Vokshi nga Kalifornia: Po vëzhgojmë nga afër procesin e votimit me postë!

Next Post
Mediu dhe Vokshi nga Kalifornia: Po vëzhgojmë nga afër procesin e votimit me postë!

Mediu dhe Vokshi nga Kalifornia: Po vëzhgojmë nga afër procesin e votimit me postë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

LAJME

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

by timoni.al
January 14, 2026
0

Alvaro Arbeloa ka nisur keq aventurën e tij si trajner i Real Madridit, duke pasuar Xabi Alonson. Në ndeshjen e...

Read moreDetails
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026
Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

Interi rikthehet te fitoret, zikaltrit mposhtin ekipin e shqiptarëve dhe mbajnë vendin e parë në Serie A.

January 14, 2026
“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

“Pas arrestimit të djalit, jetoja në frikë” / Altin Ndoci flet për arratisjen e tij: “Nuk kemi borxhe ndaj askujt, kërkoj që…”

January 14, 2026
SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

SHBA me një qasje të ashpër/ Bllokim për Shqipërinë, në contrast me Serbinë, gazetarja për ‘Top Story’: Njerëzit largohen për shkak të mungesave…

January 14, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

Albacete shkakton befasinë, eliminon Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, aventura e Alvaro Arbeloas nis me disfatë.

January 14, 2026
Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

Kupa e Ligës/ Ndeshje emocionuese në derbin londinez, Arsenal e mposht Chelsea-n dhe i afrohet finales.

January 14, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al