Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transportuan 2.1 mln € mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 90 vite burg për 9 persona

Editor by Editor
November 5, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Transportuan 2.1 mln € mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 90 vite burg për 9 persona
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për Sokol Idrizaj dhe 8 persona të tjerë që akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash. SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn dhe po aq për bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj. Në seancën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite heqje lirie për të birin e shoferit të ish-kryepolicit Ardi Veliu, Egi Idrizajn, ndërsa 6 vite burg janë kërkuar për vajzën, Borën.

Organi i akuzës kërkoi nga 12 vite burg për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën; 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tmorr Barutin. Ndërkohë që Gentian Aga dhe Alid Shehi janë ndarë nga grupi që përbëhej me 12 persona dhe po gjykohen në proces të zakonshëm. Të tjerët do të përfitojnë dhe zbritjen me 1/3 të kohës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Seanca për mbrojtjen e të pandehurve, në të cilën do të jepet edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, u caktua në datën 19 nëntor, ora 12:30.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Ai dyshohet se priste çanta me sende me vlerë nga vajza e tij që studion dhe punon në Francë. Florinjtë dhe bizhuteritë dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë në Francë dhe transportohen drejt Shqipërisë për tu shitur në treg të zi. Vetë Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave. Tashmë, SPAK së bashku me homologët e tij në Francë, janë duke kryer verifikime për të mësuar dhe mbledhur fakte rreth këtij trafiku të sendeve me vlerë. Momentalisht edhe Ardi Veliu e ka pezulluar nga ‘funksioni’, shoferin e tij personal.

Ata ishin një grup i strukturuar kriminal, me bazë në rajonin e Reventin Vaugris, në juglindje të Francës. Baza e tyre ishte një hotel në qytetin Villeurbane, ku grumbullonin të gjitha bizhutë e shtrenjta që grabisnin gjatë muajit. SPAK pretendon se grupi kaluar ilegalisht mbi 2 milionë Euro dhe 35 mijë Franga, si dhe 3.4 kg sende të çmuara flori. Gjykata la në arrest në burg 5 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizajn, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Previous Post

Xhixho: Buxheti 2025 është i vjedhjes së klientëve të qeverisë, jo i qytetarëve

Next Post

Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar/ Çfarë është dhe si funksionon “Kolegji Zgjedhor” në SHBA, vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri

Next Post
Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar/ Çfarë është dhe si funksionon “Kolegji Zgjedhor” në SHBA, vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri

Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar/ Çfarë është dhe si funksionon "Kolegji Zgjedhor" në SHBA, vendimtar për zgjedhjen e presidentit të ri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al