Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan, anulohet tenderi 1.5 milionë euro!

Editor by Editor
November 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan, anulohet tenderi 1.5 milionë euro!
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy institucione të fuqishme janë përplasur për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Elbasan.

Prej disa muajsh, Fondi Shqiptar i Zhvillimitdhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë akorduar dhjetëra miliona euro për përgatitjen e terrenit për këtë nismë të rrezikshme, ku pritet të hidhen qindra miliona euro nga taksa.

Por, duke qenë se institucionet janë vënë “në radhë” për të marrë fonde nga qeveria, kanë filluar edhe përplasjet, ku Bashkia e Elbasanit, Fondi i Zhvillimit apo Transportet kanë hapur tendera të ngjashëm për të njëjta punë.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, një prej këtyre procedurave është anuluar, pasi “po ndryshohet projekti”.

Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan,

Faksimile: Njoftimi i vendimit të anulimit të tenderit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Elbasan

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se “do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’”.

Sipas tij, “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”. Kryeministri deklaroi se pista nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

“Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sediljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë” tha ai. 

Por, kjo ngutje dhe nxitim i qeverisë për të angazhuar të gjitha institucionet ka sjellë përplasje të mëdha në akordimin e fondeve.

Madje, në një dokument të publikuar në APP pranohet edhe abuzimi. “Njoftim anulimi të tenderit me objekt ‘ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II: Ndërtimi i Tombinos në Funksion të Auto-Moto Park”.

Fondi i kësaj procedure ka qenë 137,515,514 lekë pa TVSH, me TVSH shuma shkon në mbi 1.5 milionë euro. 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shkruan se arsyet e anulimit janë “pasi nga informacioni i marrë këto dite nga përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesit e DPSHTRR, rezulton se për Auto-Moto Parkun po zhvillon procedure prokurimi dhe DPSHTRR e cila është ne fazën përfundimtare të projektit të zbatimit dhe sipas tyre, janë bërë disa ndryshime në lidhje me planin e përgjithshëm të sistemimit dhe të funksionimit të tij”.

Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan,

Faksimile: Njoftimi i vendimit të anulimit të tenderit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Elbasan

FSHZH shkruan se projekti i zbatimit të Auto-Moto Park po përgatitet nga studio ndërkombëtare dhe ka njoftuar përfituesit për disa ndryshime të cilat afektojnë në ndërtimin e tombinos tip box betonarme 2*6*3 m të parashikuar në procedurën e prokurimit.

“Ndryshimet e propozuara nga studio projektuese sjellin si rrjedhojë ndryshime në seksionin e boxit betonarme dhe në kuotën referuar terrenit të auto-motoparkut. Për këtë arsye kërkohet anulimi i procedurës së prokurimit” thuhet në këtë dokument. 

Por, gjatë viteve të fundit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur disa tendera me vlera dhjetëra miliona euro. Edhe ato të mbivendosura?!

Të parët kanë qenë “ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan”. Bëhet fjalë për loti 2, “argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin”.

Me fond limit 759.108.248 lekë. Tjetri ka qenë për ndërtimin e rrugëve me fond 547.562.825 lekë.

Pra, të dy tenderët, kanë një vlerë më shumë se 13 miliardë lekë të vjetra, ose me TVSH, rreth 13 milionë euro. Krahas Fondit, Drejtoria e Transportit Rrugor ka hapur disa tendera. /Voxnews/

Previous Post

Berisha: Qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale

Next Post

Çështja “Buka Sha”/ Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, seanca e radhës në GJKKO më 18 nëntor

Next Post
Çështja “Buka Sha”/ Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, seanca e radhës në GJKKO më 18 nëntor

Çështja "Buka Sha"/ Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, seanca e radhës në GJKKO më 18 nëntor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

September 28, 2025
Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

September 28, 2025
Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

September 28, 2025
Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

Lajmi Fundit

Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

by timoni.al
September 28, 2025
0

Marc Márquez është shpallur kampion bote i MotoGP për vitin 2025, pas një gare të suksesshme në Çmimin e Madh...

Read moreDetails
Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

September 28, 2025
Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

September 28, 2025
Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

September 28, 2025
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

Nga dhimbjet te majat e MotoGP: Marc Marquez bën historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe arrin legjendën Rossi.

September 28, 2025
Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al