Monday, May 19, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tjetër vjedhje e pastër/ Projekti rrugësElbasan-Lekaj, “1 kilometër shkon 9.5 milion euro”

Editor by Editor
November 3, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Tjetër vjedhje e pastër/ Projekti rrugësElbasan-Lekaj, “1 kilometër shkon 9.5 milion euro”
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me projektin e ndërtimit të rrugës Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII. Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, deklaroi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur gjashtë procedura prokurimi për këtë projekt, që përfshin një gjatësi të përgjithshme prej më pak se 19 kilometrash.

Vangjeli theksoi se kostot e përllogaritura për këtë aks arrijnë në 9.4 milion euro për kilometër, duke e cilësuar këtë si një shpenzim të tepruar dhe duke sugjeruar se kushtet e tenderit janë të dizajnuara për të favorizuar fituesin e paracaktuar. Kjo situatë ka ngritur alarmin për transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimeve publike në vend.

Deklarata:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.

Vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro, të ndara në segmente rrugore si më poshtë:

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km)


Gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Dokumentet përkatëse për këto procedura prokurimi janë hartuar në shkelje të hapur të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar), duke krijuar kushte për të paracaktuar fituesit.


1.Autoriteti Kontraktor ka shpikur ndarjen e procedurave në faza edhe pse ky koncept nuk përdoret në procedurën e hapur kur bëhet fjalë për të njëjtin objekt.


2. Pёrllogaritja e vlerёs sё kontratёs për aksin rrugor “Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII”, është kryer në kundërshtim me nenin 12 pika 8 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar). …..pasi pёr qёllim tё pёrllogaritjes sё vlerёs sё kontratёs, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme …..

ARRSH-ja në këtë rast, duhet të zhvillonte një procedurë të vetme prokurimi duke rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatoreve të huaj apo vendas me qëllim përfundimin e veprës në tërësi.


3. Ky segment rrugor i ndarë në 6 lote, të ashtuquajtuara faza, ku secila është personalizuar mbi bazën e kritereve që plotësojnë operatorë ekonomikë të caktuar, dhe jo mbi kriteret reale që duhet të plotësohen për përmbushjen e kontratës, janë në kundërshtim me LPP nenin 2 pika “c” dhe “d”, nenin 3 pika 2, neni 21 pika 1, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi AK si garantues në respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj.

Në pikën 2.3, të “kritereve të veçanta të kualifikimit” në DT, është kërkuar që shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale…..

Së pari, ky kriter rezulton të jetë vendosur në kundërshtim me ligjin, pasi afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 33 ditë ndërsa afati për procedurën e ekuivalentimit është 38 ditë dhe në një afat të tillë, kompanitë e huaja e kanë absolutisht të pamundur të paraqesin dokumentacionin për njehsim të liçencës.


Së dyti, ky detyrim bie ndesh me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” të ndryshuar, Neni 8, pasi kushti ligjor është që zbatimi i punimeve të ndërtimit kryhet vetëm nga persona juridikë, privatë ose publikë, vendas ose të huaj, të pajisur me licencën përkatëse, dhe jo pjesëmarrja në një procedurë prokurimi. Janë dy momente të ndryshme, pasi subjekti që shpallet fitues në një procedurë prokurimi në një vend të caktuar (në këtë rast Shqipëria) u nënshtrohet rregullave te vendit duke bërë njehsimin e liçencës, përpara lidhjes së kontratës dhe fillimit të zbatimit te punimeve.

Së treti, ky kriter, konstatohet që është kufizues dhe është në kundërshtim me nxitjen e konkurrencës, trajtimin e barabartë dhe jo diskriminues të OE si dhe ngushtimin e konkurrencës e cila vlerësohet e tillë nga ligji kur AK hartojnë DT me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar.

Është pikërisht ky kusht, që në të gjitha procedurat e prokurimit që realizon ARRSH-ja, nuk merr pjesë asnjë operator ekonomik i huaj në shkelje të nenit 77 të LPP dhe jo vetëm, që lidhet me kërkesat për kualifikim.


5. Në pikën 2.3.3 DT AK ka kërkuar që OE pjesëmarrës për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë fuqi punëtore minimalisht 200 (dyqind) persona për secilën procedurë. Ky kriter është diskriminues dhe jo porpocional me objektin e kontratës pasi është përcaktuar me kast një numër shumë i lartë fuqie punëtore e panevojme, për më tepër që zbatimi i punimeve siç është kërkuar edhe nga AK kryhet gjerësisht me mjete të motorrizuara. ARRSH është në kundërshtim me LPP neni 77.


6. Në pikën 4.4, të DST-ve, Autoriteti kontraktor ka përzgjedhur si kriter për përzgjedhjen e fituesit jo ofertën me çmimin më të ulët por Ofertën ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto, e ndarë me pikë…

Konstatohet lehtësisht se është një kriter, që lidhet tërësisht me paracaktimin e fituesit, duke skualifikuar pikërisht ata operatorë ekonomikë që mund të paraqesin ofertë me çmim më të ulët, dhe që nëpëmjet kritereve për kualifikim do të ishte i pamundur skualifikimi, e në këtë rast ARRSH zbaton planin “B”, nëpërmjet vlerësimeve subjektive me pikë, në kundërshtim me nenin 45, të VKM-se, 285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, “Kriteret për shpalljen e ofertёs fituese” ku përcaktohet se:

  1. Për punët/mallrat/shërbimet që kanë specifikime të thjeshta, standarde teknike të mirënjohura dhe janё lehtёsisht tё gjendura nё treg, oferta ekonomikisht më e favorshme, bazohet në çmimin si i vetmi element i ndryshueshёm ndёrmjet ofertave.

Në rastin konkret, për këto punime ndërtimi, nga ana e projektuesit të veprës, nuk është dhënë asnjë përkufizim që t`i cilësojë ato me standarde teknike të panjohura dhe që nuk gjenden në treg.

Sjellim në vëmendje të ARRSH dhe SPAK se me veprimet e mësipërme, zyrtarët e AK janë duke konsumuar të paktën veprat penale, të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Previous Post

Tre gola larg rekordit, Myrto Uzuni udhëheq sulmin e Granadës në Spanjë

Next Post

Takimi me shqiptarët në Selanik, mediat greke: Rama tha se “Vorio Epir” është term i vdekur

Next Post
Takimi me shqiptarët në Selanik, mediat greke: Rama tha se “Vorio Epir” është term i vdekur

Takimi me shqiptarët në Selanik, mediat greke: Rama tha se "Vorio Epir" është term i vdekur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!

Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!

May 19, 2025
Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

May 19, 2025
JD Vance, takim me Papa Leonin XIV në Vatikan, i dorëzon ftesën zyrtare për vizitë në SHBA

JD Vance, takim me Papa Leonin XIV në Vatikan, i dorëzon ftesën zyrtare për vizitë në SHBA

May 19, 2025
Fitoi mandatin nga lista e hapur/ Arian Ndoja falenderon qytetarët: Do të jem zëri juaj në Kuvend!

Fitoi mandatin nga lista e hapur/ Arian Ndoja falenderon qytetarët: Do të jem zëri juaj në Kuvend!

May 19, 2025
Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!
AKTUALITET

Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!

by Editor
May 19, 2025
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për “egoizmin” mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj...

Read moreDetails
Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

May 19, 2025
JD Vance, takim me Papa Leonin XIV në Vatikan, i dorëzon ftesën zyrtare për vizitë në SHBA

JD Vance, takim me Papa Leonin XIV në Vatikan, i dorëzon ftesën zyrtare për vizitë në SHBA

May 19, 2025
Fitoi mandatin nga lista e hapur/ Arian Ndoja falenderon qytetarët: Do të jem zëri juaj në Kuvend!

Fitoi mandatin nga lista e hapur/ Arian Ndoja falenderon qytetarët: Do të jem zëri juaj në Kuvend!

May 19, 2025
Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë

May 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!

Xhelozia për Trump/ Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin!

May 19, 2025
Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

Përfundon numërimi i votave të diasporës në qarkun Tiranë, Olta Xhaçka dhe Ornaldo Rakipi hyjnë në Kuvend, mbesin jashtë Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qafalia

May 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al