Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit

Editor by Editor
November 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së tyre.

Sipas rregullave të miratuara nga KQZ, “çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.”

Po ashtu, KQZ shprehet se regjistrimi i zgjedhësit në listën e zgjedhësve jashtë vendit bazohet në vullnetin e vetë zgjedhësit për ta ushtruar të drejtën e votës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Zgjedhësi duhet të plotësojë kushtet ligjore për të votuar jashtë territorit të Shqipërisë, siç përcaktohen në vendim apo në akte të tjera rregullatorë të votimit nga jashtë, pavarësisht faktit se emri i tij është në listën përfundimtare të zgjedhësve nga jashtë.

Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet në mënyrë individuale kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në KQZ sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

KQZ ka përcaktuar edhe mënyrën se si do të bëhet regjistrimi i zgjedhësve në platformën PER, si edhe monitorimin e procesit.

Previous Post

Një fëmijë vritet çdo ditë nga sulmet izraelite në Liban

Next Post

Rama bën ligj që tokat e shtetit t’i marrin oligarkët/ Nëse investon 5 milion euro, e merr pronën publike për 1 euro m2

Next Post
Rama bën ligj që tokat e shtetit t’i marrin oligarkët/ Nëse investon 5 milion euro, e merr pronën publike për 1 euro m2

Rama bën ligj që tokat e shtetit t'i marrin oligarkët/ Nëse investon 5 milion euro, e merr pronën publike për 1 euro m2

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al