Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati mafioz në Shkodër, hetuesit dyshojnë për vrasës me pagesë nga Mali i Zi

Editor by Editor
October 31, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Atentati mafioz në Shkodër, hetuesit dyshojnë për vrasës me pagesë nga Mali i Zi
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe policisë kriminale ka dyshime se autorët e masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re.

Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi gjatë ditëve të fundit.

Automjeti ka hyrë edhe gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë lajmëruar autorët.

Gjatë ditës së mërkurë, makina është parë duke kaluar disa herë në zonën e Dobraçit në unazën e Shkodrës.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje.

Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.

Hetuesit janë përqendruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi. Kjo për shkak se në zona të caktuara nuk ka kamera, e ndërsa aty ku ka nuk janë të pajisura me servera për ruajtje pamjesh.

Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Nga masakra në Shkodër pasditen e 30 tetorit, mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha e cila ishte kalimtare e rastit dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

I plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha, gjithashtu pa lidhje me ngjarjen.

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha po udhëtonin me motor në zonë kur automjeti Mercedes i viktimave që ishin shënjestër e atentatit, humbi kontrollin dhe përplasi motomjetin.

Atentatorët që udhëtonin me një makinë Range Rover, dyshohet të ketë qenë tre persona; dy qitës dhe një shofer.

Ndërsa një person i katërt mendohet se i ka ndihmuar të largohen pas djegies së automjetit.

Previous Post

“Nazeri” përfshihet në aksident, plagosen rojet e sigurisë që transportonin 500 mijë euro

Next Post

UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë

Next Post
UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë

UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al