Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Opozita proteston sot në të gjithë Shqipërinë, çfarë pritet

Editor by Editor
October 29, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Opozita proteston sot në të gjithë Shqipërinë, çfarë pritet
0
SHARES
86
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita do të organizojë një protestë kombëtare sot, e cila është e quajtur mosbindje civile. Deputetët e Partisë Demokratike do të bllokojnë gjashtë segmente kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri për tre orë, si pjesë e strategjisë së tyre.

Çdo segment do të udhëhiqet nga degët e PD-së në rrethe, së bashku me deputetët e përkatës. Protesta do të fillojë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në 20:00.

Pikat Kryesore të Protestës:

Sheshi Shqiponja, deputetët e Tiranës dhe qarkut Dibër do të bllokojnë hyrje-daljet e kësaj rruge, me prani të deputetëve si Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Xhelal Mziu.

Rrethrrotullimi Milot, këtu do të jenë deputetët nga qarku Kukës, Shkodër dhe Lezhë, duke përfshirë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.

Rrethrrotullimi Shkozet, degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja dhe Shijak do të protestojnë në këtë pikë.

Rrethrrotullimi Bradashesh, degët e qarkut Korçë dhe Elbasan do të bllokojnë qarkullimin me deputët si Lefter Gështenja dhe Qani Xhafa.

Rrethrrotullimi Rrogozhinë, degët nga Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë do të protestojnë këtu.

Rrethrrotullimi Levan, deputetët nga Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat do të bllokojnë këtë aks.

Pas përfundimit të takimit të MSA-së, disa deputetë do t’i bashkohen protestës në Sheshin Shqiponja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë protestë si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të votës së lirë dhe drejtësisë. Ai ka ftuar të gjithë demokratët të angazhohen për të “nxjerrë jetën” këtij regjimi, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta.

Berisha ka theksuar se bllokimi i rrugëve është një “kushtrim” për çdo qytetar, duke e paraqitur protestën si një mundësi për të sjellë ndryshime në Shqipëri.

Previous Post

Rama takohet me eurodeputetët, qytetari i drejtohet Belerit: O Vrasës!

Next Post

SKANDALI i mbetjeve të “KURUM”, revista Bloomberg: Ndaloni eksportin!

Next Post
SKANDALI i mbetjeve të “KURUM”, revista Bloomberg: Ndaloni eksportin!

SKANDALI i mbetjeve të “KURUM”, revista Bloomberg: Ndaloni eksportin!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al