Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurum po helmon Shqipërinë, 2100 ton mbetje toksike rikthehen në Durrës, MASKARADA që po tolerohet nga shteti

Editor by Editor
October 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Kurum po helmon Shqipërinë, 2100 ton mbetje toksike rikthehen në Durrës, MASKARADA që po tolerohet nga shteti
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri një anije e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, pritet të mbërrijë në portin e Durrësit. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen.

Pas një odiseje më shumë se 3 mujore lundrimi në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, pritet të mbërrijnë në orët e para të mëngjesit të nesërm, në portin e Durrësit, ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali. Pluhuri i dyshura, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet për përmbajtjen e tyre të rrezikshme, u hodhën nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’, pas një sinjalizimi që ajo kishte marrë nga Shqipëria. Kompania Sokolaj, nuk i ka deklaruar si mbetje të rrezikshme, kur ato u grumbulluan në një mjedis të hapur në Portin e Durrësit përpara se të ngarkoheshin në kontejnerë.

Për këtë rast, është duke u kryer një hetim i dyfishtë, nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel. Alarmi i dhënë nga “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” bëri që Tajlanda, vendi pritës, të refuzonte shkarkimin e kontenierëve në portet e saj, ndërsa u njoftua se anijet do riktheheshin në Shqipëri.

Në atë kohë, në muajin gusht, ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit, dolën me një qëndrim të përbashkët ku theksonin se “Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Për momentin nuk është e qartë se si do të veprohet nesër me anijen që pritet të mbërrijë në Durrës. Sipas autoriteteve shqiptare të kontaktuara nga Zëri i Amerikës, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të ndiqen. “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” ka bërë thirrje që “kontejnerët të hapen publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe mostrat të ndahen që të mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett.

Sot në hyrje të Portit të Durrësit, Partia Demokratike organizoi një protestë, me pjesmarrjen dhe te ekspertëve të mjedisit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi drejtoi gishtin e përgjegjësisë mbi qeverinë shqiptare: “Askush nuk e di çfarë po ndodh me këto mbetje toksike që do të helmojnë jetën e qytetarëve, fëmijëve tanë. Askush të mos tentojë ta shesë këtë si histori pazaresh mes privatësh. Secilit pjesën e përgjegjësisë që i takon, dhe më e rrezikshmja është e atyre që drejtojnë këtë vend”

Ndërsa ambientalistët, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi rrezikshmërinë e ngarkesës me mbetje, deklaruan se ato nuk duhen pranuar përsa kohë nuk dihet se farë janë saktësisht./VOA

Previous Post

EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, ky është drejtuesi i mjetit që humbi jetën

Next Post

EMRI/ Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 44-vjeçari, dy fëmijët e mitur në spital

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.

SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.

October 26, 2025
VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

October 26, 2025
Ter Stegen në rrugën e largimit nga Barcelona? Ekipet e mundshme në Angli po shfaqen si kandidatë për të.

Ter Stegen në rrugën e largimit nga Barcelona? Ekipet e mundshme në Angli po shfaqen si kandidatë për të.

October 26, 2025
Kategoria Superiore rifilloin, FSHF publikon kalendarin për pesë javët e ardhshme.

Partizani ndalon Egnatian dhe ndihmon Vllazninë, që kalon në vendin e parë. Tabela pas 8 javësh siç paraqitet.

October 26, 2025
SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.
AKTUALITET

SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.

by timoni.al
October 26, 2025
0

Një ngjarje tragjike me armë zjarri ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku dy persona humbën jetën dhe disa të...

Read moreDetails
VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

October 26, 2025
Ter Stegen në rrugën e largimit nga Barcelona? Ekipet e mundshme në Angli po shfaqen si kandidatë për të.

Ter Stegen në rrugën e largimit nga Barcelona? Ekipet e mundshme në Angli po shfaqen si kandidatë për të.

October 26, 2025
Kategoria Superiore rifilloin, FSHF publikon kalendarin për pesë javët e ardhshme.

Partizani ndalon Egnatian dhe ndihmon Vllazninë, që kalon në vendin e parë. Tabela pas 8 javësh siç paraqitet.

October 26, 2025
Dita e lirë, nata në qeli: Si një shqiptar 52-vjeçar shfrytëzoi lehtësimin e autoriteteve italiane për të filluar tregtimin e drogës.

Dita e lirë, nata në qeli: Si një shqiptar 52-vjeçar shfrytëzoi lehtësimin e autoriteteve italiane për të filluar tregtimin e drogës.

October 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.

SHBA/ Të shtëna të armatosura në një festë në Karolinën e Veriut, bilanci: dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.

October 26, 2025
VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

VIDEO/ “Me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u”/ Kënga për Ballukun bëhet virale në rrjet: S’të mjaftoi as kolltuku, mallkuar qofsh

October 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al