Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari i arratisur nga burgu italian gjendet i vdekur në Bolivi

Editor by Editor
October 27, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Shqiptari i arratisur nga burgu italian gjendet i vdekur në Bolivi
0
SHARES
90
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 40-vjeçar shqiptar, Roland Dedja nga Durrësi, është gjetur i vdekur në Bolivi, Amerika e Jugut.

Ai kishte një histori kriminale në Shqipëri dhe Itali, duke u akuzuar për vrasje dhe duke u arratisur nga një burg në Itali një vit më parë.

Dedja u gjet i vdekur në një banesë me qira në lagjen Los Tusequis në Santa Cruz, ku jetonte së bashku me një shok, dhe raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Më 25 shtator 2023, ai arriti të arratisej nga burgu i Teramos në Abruzo me ndihmën e një droni, i cili transportoi mjetet e nevojshme për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar. Në momentin e arratisjes, Dedja ishte në pritje të gjykimit për drogë dhe grabitje, pas arrestimit në Martinsicuro. Ai gjithashtu ishte akuzuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, për të cilin kishte marrë pafajësi në shkallë të parë, por çështja ishte apeluar.

Kjo nuk ishte arratisja e parë e Dedjas, pasi ai ishte arratisur edhe në vitin 2010 nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Sipas autoriteteve boliviane, ai kishte hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero dhe kishte marrë me qira një shtëpi në Los Tusequis. Në momentin e vdekjes, ai jetonte me një mik bolivian, i cili po ndiqej penalisht për mashtrime.

Pas vdekjes së Dedjas, shoqëruesi i tij është zhdukur dhe rasti është raportuar në Interpol, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Korrieri

Previous Post

Bilanci i aksidentit në Lezhë-Laç, një i vdekur dhe një i plagosur

Next Post

“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,”/ Zhduket 38-vjeçari që jetonte në Spanjë, mesazhi i fundit alarmon familjen! 

Next Post
“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,”/ Zhduket 38-vjeçari që jetonte në Spanjë, mesazhi i fundit alarmon familjen! 

“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë,”/ Zhduket 38-vjeçari që jetonte në Spanjë, mesazhi i fundit alarmon familjen! 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al