Monday, April 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin

Editor by Editor
October 25, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fuqitë botërore i kanë grumbulluar 1 miliard euro për ta lehtësuar krizën humanitare në Liban dhe për ta mbështetur ushtrinë e këtij vendi, të enjten gjatë një konference në Paris, ku ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Izraelit ta marrë parasysh kërkesën për armëpushim dhe të përqendrohet në diplomaci

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris për ta ndihmuar Libanin, por prania e një delegacioni jo të lartë amerikan dhe zgjedhjet e muajit të ardhshëm në SHBA e zbehën shpresën për ndërprerjen e menjëhershme luftimeve.

“Mesazhi [për Izraelin] është i thjeshtë: Armëpushim!” tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot gjatë konferencës për media, duke shtuar se propozimi amerikano-francez për armëpushim të përkohshëm vlen ende.

Barrot njoftoi se mbi 800 milionë dollarë, përfshirë 300 milionë nga Uashingtoni, janë grumbulluar për t’i ndihmuar me ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsim rreth 1 milion njerëz të zhvendosur.

Ndërsa, 200 milionë dollarë shtesë do të shkojnë për Forcat e Armatosura të Libanit (LAF), të cilat cilësohen si garantues i stabilitetit të brendshëm, si dhe jetike për zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2006, e cila kërkon që në Libanin jugor të mos ketë trupa as armatim tjetër pos atyre të shtetit libanez.

Franca ka lidhje historike me Libanin dhe është duke punuar me Uashingtonin për ta siguruar një armëpushim, megjithëse të dy aleatët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rezolutës 1701.

Pasi Izraeli e hodhi poshtë planin për armëpushim 21-ditor në shtator, ndikimi i Parisit ka qenë i kufizuar prej kur Izraeli e nisi një luftë të gjera ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, e cila i ka vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe ka zhvendosur të paktën 1.2 milion të tjerë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

“Stuhia që po e shohim tani nuk është si asnjë tjetër më parë, sepse mbart farat e shkatërrimit të përgjithshëm”, tha kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, duke iu lutur delegatëve ta rrisin trysninë mbi Izraelin.

Duke hapur konferencën, presidenti Emmanuel Macron tha se nuk duhet të ketë kthim në ciklet e kaluara të dhunës.

“Më shumë dëme, më shumë viktima, më shumë sulme nuk do ta mundësojnë fundin e terrorizmit apo garantimin e sigurisë për të gjithë”, tha ai.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për armëpushim, të enjten nuk kishte asnjë shenjë se konflikti do të zbutet. Tre ushtarë libanezë u vranë në një sulm izraelit afër kufirit, sipas ushtrisë libaneze.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shmangu Parisin dhe duket se nuk arriti shumë përparim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme, një përpjekje e fundit për paqe para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në SHBA./REL

Previous Post

Keni plane sot? Lexoni parashikimin e motit

Next Post

Sadiku gol nga India

Next Post
Sadiku gol nga India

Sadiku gol nga India

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

Video/ Shkatërrohet organizatë terroriste lidhur me Iranin në Emiratet e Bashkuara Arabe, planifikonte sulme në Gjirin, 27 arrestuar

April 20, 2026

Nuk ishte aty për ne, as ne nuk do jemi aty për të — Trump sulmon Italinë

Dyfishimi i përfitimeve dhe bastet e tregtarëve, luhatjet e deklaratave të presidentit Trump çmendin tregtinë e SHBA-së

April 20, 2026
Rama në Kathimerini: Nga pronat e Himarës, akuzat për bursë greke në Harvard, nacionalizmi shpesh reflekton mungesë pjekurie

Lajmi Fundit

Video/ Shkatërrohet organizatë terroriste lidhur me Iranin në Emiratet e Bashkuara Arabe, planifikonte sulme në Gjirin, 27 arrestuar

by timoni.al
April 20, 2026
0

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zhvilluan një operacion të gjerë policor për të shkatërruar një organizatë terroriste të lidhur...

Read moreDetails
Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

April 20, 2026
Nuk ishte aty për ne, as ne nuk do jemi aty për të — Trump sulmon Italinë

Dyfishimi i përfitimeve dhe bastet e tregtarëve, luhatjet e deklaratave të presidentit Trump çmendin tregtinë e SHBA-së

April 20, 2026
Rama në Kathimerini: Nga pronat e Himarës, akuzat për bursë greke në Harvard, nacionalizmi shpesh reflekton mungesë pjekurie

Rama në Kathimerini: Nga pronat e Himarës, akuzat për bursë greke në Harvard, nacionalizmi shpesh reflekton mungesë pjekurie

April 20, 2026
Delegacioni i partisë Fratelli d’Italia viziton kampin e Gjadrit: Po funksionon në kapacitet të plotë

Delegacioni i partisë Fratelli d’Italia viziton kampin e Gjadrit: Po funksionon në kapacitet të plotë

April 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

Video/ Shkatërrohet organizatë terroriste lidhur me Iranin në Emiratet e Bashkuara Arabe, planifikonte sulme në Gjirin, 27 arrestuar

April 20, 2026
Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

Video/ Planifikonin sulme në gjithë Gjirin; shkatërrohet organizatë terroriste e lidhur me Iranin, 27 arrestime

April 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al