Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Po synohet asgjësimi i opozitës!” Nesër protesta, grupi i PD-së nis vizitën në PE, Bardhi: Informuam “Renew Europe” për i situatën në Shqipëri, i paimagjinueshëm ekzekutimi i shtetit ligjor

Editor by Editor
October 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Po synohet asgjësimi i opozitës!” Nesër protesta, grupi i PD-së nis vizitën në PE, Bardhi: Informuam “Renew Europe” për i situatën në Shqipëri, i paimagjinueshëm ekzekutimi i shtetit ligjor
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

STRASBURG- Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë nisur sot vizitën zyrtare në këtë institucion. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai dhe deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro GOZI dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Bardhi thotë se është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Ai shton se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro GOZI, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.

Ditën e nesërme 30 deputetë të PD-së do të protestojnë kundër burgosjes politike të opozitës, para parlamentit Europian në Strasburg teksa aty do te zhvillohet seanca plenare. Kjo është hera e parë  në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Previous Post

Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Next Post

Lewandowski emëron legjendën e Real Madridit si kundërshtarin më të vështirë në karrierë

Next Post
Lewandowski emëron legjendën e Real Madridit si kundërshtarin më të vështirë në karrierë

Lewandowski emëron legjendën e Real Madridit si kundërshtarin më të vështirë në karrierë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al