Friday, February 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hapen mesazhet e koduara, si i luante fijet e krimit Jurgis Çyrbja në Durrës?

Editor by Editor
October 21, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Hapen mesazhet e koduara, si i luante fijet e krimit Jurgis Çyrbja në Durrës?
0
SHARES
69
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër zyrtarësh publikë të paidentifikuar trafikuan te krimi i organizuar informacione sekrete, duke dekonspiruar operacione policore dhe duke përdorur si ndërmjetës ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua të dielën.

Në një njoftim të detajuar për shtyp, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur se kapja e komunikimeve të Çyrbes në Sky ECC ka sjellë mes të tjerave, të zbulimit të “së paku shtatë raste” të nxjerrjes së sektetit shtetëror, blerjes së votave nga persona të dyshuar si të përfshirë në struktura të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 si dhe fshehje dhe ndihmë për persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Çkodimi i aplikacioneve të enkriptuara SKY dhe ECC zbuluan se ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja dhe funksionarë të tjerë publikë u vendosën në shërbim të krimit, duke i ndihmuar me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, si dhe duke dekonspiruar operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Çyrbja akuzohet se ndihmoi në këmbim të votave gjatë fushatës zgjedhore 2021, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak, të akuzuar për pengamrrje e zhdukje të kufomës.

Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kur ka mbajtur funksione shtetërore, përfshi dhe atë të deputetit nën siglën e Partisë Socialiste, ka bashkëpunuar dhe ndihmuar anëtarë të krimit të organizuar, duke dekonspiruar në vijimësi operacione të Policisë së Shtetit.

Çyrbja akuzohet se ka zbuluar akte e të dhëna sekrete dhe i ka tregtuar ato, si dhe se ka përkrahur e ndihmuar persona të përfshirë në krime – vepra penale që i ka kryer në mënyrë të përsëritur.  Në disa raste ai akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Ahmet Masha për kryerjen e këtyre veprave penale. Po ashtu, Çyrbja akuzohet se ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar për marrjen peng dhe zhdukjen e një personi në 2020-ën .

Hetimet e prokurorisë, kanë evidentuar se Çyrbja, për të siguruar të dhënat sekrete që i’ua ka ofruar personave në kërkim,  është ndihmuar nga funksionarë të tjerë shtetërorë.

SPAK njofton se krimet e ish-deputetit socialist janë zbuluar nga përgjimet e aplikacioneve të engrkiptuara SKY ECC. SKY është një aplikacion që është përdorur gjatë viteve 2019-2021, kur Çyrbja ushtronte funksionin e deputetit.

“…ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik(të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’”, citohet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni Çyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Informacionet që përbëjnë sekret shtetëror, u janë transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Po ashtu, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim. Edhe këto informacione që përbëjnë sekret shtetëror u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, si nga vetë Çyrbja, ashtu edhe përmes angazhimit të Mashas.

Bazuar në informacionet e marra nga Çyrbja dhe Masha, të kërkuarit kanë qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar arrestimit. Bazuar në këto të dhëna, SPAK i akuzon dy të proceduarit për përkrahje të autorëve të krimeve.

“Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje’”.

Ndërsa personi tjetër, që mësohet të jetë Altin Hajri, i akuzuar për vrasje, në këmbim të favoreve të siguruara nga Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Me kërkesë të SPAK, të dielën u ezkekutuan masat e sigurimit për Çyrbjan dhe Mashan, ndërsa Hajri vijon të mbetet në kërkim ndëkrombëtar prej vitit 2020, kur u vendos nën akuzë për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”./ BIRN

Previous Post

Lajmi fundit/ Arrestohet Ilir Meta

Next Post

Berisha: Dumani dhe Skapistët hoqën konfiskimin ndaj hotelit të Altin Hajrit! Ata janë njësoj, i kanë duart me gjakun e viktimave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

February 20, 2026
Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

February 20, 2026
Trazirat para selisë së PD vazhdojnë: Protestuesit përdorin fishekzjarrë, policia reagoon me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Trazirat para selisë së PD vazhdojnë: Protestuesit përdorin fishekzjarrë, policia reagoon me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

February 20, 2026
Autobusi i policisë me ujë shpërthen në flakë, ngjarje që nuk u filmua gjatë protestës së PD-së.

AKTUALITET

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

by timoni.al
February 20, 2026
0

Partia Demokratike (PD) ka reaguar ashpër pas protestës së katërt kombëtare, duke akuzuar policinë për përdorimin e gazit lotsjellës në...

Read moreDetails
Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

February 20, 2026
Trazirat para selisë së PD vazhdojnë: Protestuesit përdorin fishekzjarrë, policia reagoon me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Trazirat para selisë së PD vazhdojnë: Protestuesit përdorin fishekzjarrë, policia reagoon me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

February 20, 2026
Autobusi i policisë me ujë shpërthen në flakë, ngjarje që nuk u filmua gjatë protestës së PD-së.

Autobusi i policisë me ujë shpërthen në flakë, ngjarje që nuk u filmua gjatë protestës së PD-së.

February 20, 2026
Protesta e PD-së para Parlamentit/ Një manifestues dëmtohet dhe dërgohet në spital

Protesta e PD-së para Parlamentit/ Një manifestues dëmtohet dhe dërgohet në spital

February 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

Gaz lotsjellës është përdorur në zyrat e selisë; PD reagon pas trazirave në protestë: Policia ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë.

February 20, 2026
Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

Egnatia triumfon në minutat e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën.

February 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al