Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Manipuluan dokumentat dhe i dhuruan dy herë tenderat kompanisë “4 A-M”, dënohen me kusht 3 ish- zyrtarët e bashkisë së Tropojës!

Editor by Editor
October 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Manipuluan dokumentat dhe i dhuruan dy herë tenderat kompanisë “4 A-M”, dënohen me kusht 3 ish- zyrtarët e bashkisë së Tropojës!
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka dënuar tre ish-zyrtarët Zenel Çelën, Ramiz Bardhin dhe Rexhep Ismajlisufajn, të cilët u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në prill të këtij viti për “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankandeve publike”.

Sipas “Ora News” , Zenel Çela, specialist i lartë, Ramiz Bardhi me detyrë specialist i Lartë dhe Rexhep Ismajlisufaj me detyrë ekonomist në bashkinë Tropojë, kanë pranuar fajësinë para gjykatës, duke kërkuar një dënim më të lehtë.

Trupa gjykuese që përbëhej nga Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, teksa kanë shqyrtuar konkluzjonet e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, si dhe duke konstatuar pendesën dhe pranimin e fajësisë nga tre të pandehurit, kanë vendosur të dënojnë me dy vite burgim secilin prej ish-zyrtarëve.

Por, ky dënim është pezulluar nga gjykata dhe ka caktuar për tre ish-zyrtarët shërbim prove për 4 vite dhe i ka ndaluar ata që gjatë kohës së kryerjes së dënimin të mos shoqërohen ata me asnjë person të dënuar.

Sipas dosjes hetimore tre zyrtarët kanë abuzuar gjatë fazës së drejtimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në dy procedura tenderuese të shpallura nga bashkia Tropojë.

E para lidhet rikonstruksionin e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe palestër, plus terrene sportive dhe sistemime të jashtme me fond limit mbi 53 milionë lekë. Ndërsa tek e dyta bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Tinka Kurti” në fshatin Lekbibaj.

Në të dyja këto procedura tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në kushte të paqarta dhe pamotivuara, kanë përjashtur në mënyrë të qëllimshme Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” dhe “Shëndëlli”, kompani këto që administrohen nga Kujtim Byberi dhe Yzedin Bozhaj.

Sipas SPAK, funksionarët e bashkisë Tropojë me vendimarjen e tyre kanë favorizuar në procedurën e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Vokshi”, subjektin “4 A-M” që zotërohet nga Ardit Metaliaj.

Në dosje e prokurorisë thuhet se:

“…komisioni i vlersimit të ofertës i përbërë nga Ramiz Bardhi , kryetar Specilist i Lartë, Zenel Çela, anëtarë Specialist i Lartë dhe Rexhep Isajlisufaj, anëtar Ekonomist më 18 qershor 2019 kanë skualifikuar Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shëndelli”, i cili ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi” me fond limit 50,319,591 lekë, duke paraqitur ofertën në vlerën vlerë 42.072.833 lek pa tvsh dhe kanë kualifikuar si fitues operatorin ekonomik 4 A-M me ofertën 50.269.533 lek pa tvsh…”.

Por shkeljet e tre zyrtarëve të bashkisë Tropojë, janë rënduar akoma dhe më tepër në procedurën e dytë, atë të rikonstruksionit të shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj me vlerë financiare prej 186 milion lekë të vjetra.

Sipas dosjes së SPAK, tre të pandehur fillimisht kanë shpallur fitues Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shendelli”. Madje përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive kanë lidhur dhe kontratën me bashkinë Tropojë. Por në rrethana të habitshme dhe shkaqe të pajustifikuara me ligj, është bërë skualifikimi.

Në dosje nënvizohet si më poshtë vijon:

“…me vendimin Nr.13 të 18 qershorit 2019 B.O “Halili 1” & “Shendelli” është shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi dhe ka lidhur kontratën në 27 qershor 2019. Por më vonë këto dy kompani janë skualifikuar me argumentin se “makineritë dhe drejtuesi teknik, punonjësit, manovratorët të deklaruar në këtë procedurë prokurimi, do të jenë të angazhuara në këtë kontratë…”.

Pas përjashtimit të dy subjekteve në këtë tender, anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë shpallur fitues sërisht kompaninë e Ardit Metaliaj, të subjektit “4 A-M”.

Previous Post

HOROSKOPI I SË DIELËS – Beqarët do të kenë shumë mundësi për takime, por… Mos i mbysni ambiciet tuaja

Next Post

Makinat elektrike dominojnë në Panairin e Makinave të Parisit

Next Post
Makinat elektrike dominojnë në Panairin e Makinave të Parisit

Makinat elektrike dominojnë në Panairin e Makinave të Parisit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si itinerarin e preferuar për t’u drejtuar drejt BE-së.

November 12, 2025
Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

November 12, 2025
"Parashqevi Simaku në perceptimin e saj mendon se nuk është e divorcuar dhe se gjithçka është një lojë", thotë Ilirjani duke u fokusuar në situatën e ndërlikuar dhe të rënduar të saj.

“Parashqevi Simaku në perceptimin e saj mendon se nuk është e divorcuar dhe se gjithçka është një lojë”, thotë Ilirjani duke u fokusuar në situatën e ndërlikuar dhe të rënduar të saj.

November 12, 2025
Si hyri Muçi Shaljani në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore? AMP pezullon dy punonjës, del në dritë falsifikimi i dokumenteve.

KRYESORE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si itinerarin e preferuar për t’u drejtuar drejt BE-së.

by timoni.al
November 12, 2025
0

Rruga ballkanike ka devenë një rrugë të preferuar për emigrantët kinezë që dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian. Shumica e...

Read moreDetails
Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

November 12, 2025
"Parashqevi Simaku në perceptimin e saj mendon se nuk është e divorcuar dhe se gjithçka është një lojë", thotë Ilirjani duke u fokusuar në situatën e ndërlikuar dhe të rënduar të saj.

“Parashqevi Simaku në perceptimin e saj mendon se nuk është e divorcuar dhe se gjithçka është një lojë”, thotë Ilirjani duke u fokusuar në situatën e ndërlikuar dhe të rënduar të saj.

November 12, 2025
Si hyri Muçi Shaljani në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore? AMP pezullon dy punonjës, del në dritë falsifikimi i dokumenteve.

Si hyri Muçi Shaljani në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore? AMP pezullon dy punonjës, del në dritë falsifikimi i dokumenteve.

November 12, 2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, automjeti shembet në humnerë, dy persona humbasin jetën.

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, automjeti shembet në humnerë, dy persona humbasin jetën.

November 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si itinerarin e preferuar për t’u drejtuar drejt BE-së.

November 12, 2025
Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

Emigrantët kinezë zgjedhin Ballkanin si rrugë të preferuar për në BE

November 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al