Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këlliçi: Ushtari Plarent Ndreca në shërbim të aferës së shekullit, inceneratorit të Tiranës

Editor by Editor
October 19, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Këlliçi: Ushtari Plarent Ndreca në shërbim të aferës së shekullit, inceneratorit të Tiranës
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë të PD Belind Këlliçi deklaron se Partia Demokratike ka informuar publikun për të gjitha aktet flagrante dhe firmat e pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij, të cilët afërmendsh nuk hetohen nga kolegët e Erion Veliajt në SPAK.

“Prej më shumë se 1 viti nga kjo foltore ju kemi informuar për të gjithë gjetjet e Grupit të Ekspertëve të PD për aferën korruptive të shekullit, Inceneratorin e Tiranës dhe jo vetëm. Ju kemi informuar për të gjitha aktet flagrante dhe firmat e pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij, të cilët afërmendsh nuk hetohen nga kolegët e Erionit në SPAK. Sot do të bëjmë publik një tjetër emër të rëndësishëm, për të cilin kolegët e Erionit nuk hetojnë dhe mesa duket vijojnë detyrën e ngarkuar të fshehjes së provave flagrante të kësaj afere.

MERILA LUGA, në dukje të parë një emër i parëndësishëm, por lidhjet e saj hedhin dyshime për arsyet se përse ajo ende sot nuk është hetuar apo thërritur nga kolegët e Erionit në SPAK. Merila Luga mban detyrën e financieres së Stela Gugalles, partneres së Mirel Mërtirit, por jo vetëm. Në ekran do të shihni ekstraktin zyrtar të nëntorit 2022 të kompanisë famoze në pronësi të Mirel Mërtirit të regjistruar në Bullgari, EM CAPITAL. Merila Luga sëbashku me Denisa Tollkuçin janë dy anëtaret e bordit të drejtorëve, Denisa e besuara e Mirelit dhe Klodianit si dhe zonja e dytë do të kuptohet në fund të kësaj deklarate.

Merila Luga ka për bashkëshort shtetasin Benn Caka. Ky shtetas sipas deklaratave publike të prokurorisë së Durrësit është arrestuar dhe dënuar sëbashku me shtetasin Regan Merdani për krijimin e skemave mashtruese financiare. Regan Merdani është pjesë e skemave mashtruese të përdorura edhe në aferën e inceneratorëve, skema që ende sot i mban mend i madh e i vogël pasi nuk kishin kursyer as pleq që jetonin në azile e as ata që ishin në botën e përtejme. Por çuditërisht Benn Caka, bashkëpunëtori i Regan Merdanit, ndalohet nga Prokuroria e Durrësit vetëm 30 ditë përpara se të kërkohej arrestimi i Klodian Zotos dhe Lefter Kokës, pikërisht për përdorimin e kësaj skeme mashtrimi financiar.

Rastësi kjo apo një veprim i bërë enkas në dijeni të plotë të SPAK për të mos përfshirë Benn Cakën, e për të lehtësuar gruan e tij e për rrjedhojë ata që e mbrojnë?! A thua nuk e dinte gruaja që burri po bëntë evazion me punëdhënësin e saj?! Por ecim më tej pasi Benn Caka ka një vëlla që quhet Ferdinand Caka i cili ka qenë ortaku në biznes prej shumë vitesh i Plarent Ndrecës.

Xhuljan Caka i biri Ferdinandit, fillimisht dhe ky në moshën 20 vjeçare, ka qenë ortaku në biznes i Plarent Ndrecës, më pas është punësuar si Drejtor Juridik pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke vazhduar në pozicionin e titullarit në sektorin e gjykatave pranë Drejtorisë Juridike në Bashkinë Tiranë, për tu punësuar më pas si Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Brendëshme kur Plarenti ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, nga e cila mbahet mend nga çdo shqiptar për vjedhjen me tenderin famoz të uniformave të Policisë së Shtetit, aferë për të cilën Plarenti u amnistua plotësisht nga kolegët e Erionit në SPAK.

Por për të plotësuar CV Xhuljan Caka është përzgjedhur edhe si trajnues i KZAZ-ve në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet moniste të vitit 2019. Ky është një rrjet i tërë lidhjesh të deputetit Plarent Ndreca, i cili ka patur besimin e plotë të shefit të tij politik, pasi që në vitin 2009 Erion Veliaj e përzgjodhi atë si kandidat të partiçkës G99 në qarkun e Lezhës, e më pas ushtarin e tij e promovoi fuqishëm gjatë psuhtetit të “Rilidnjes”.

Sot i takon kolegëve të Erionit në SPAK të hedhin dritë mbi faktin se përse Merila Luga, lidhje e ushtarit Plarent Ndreca të cilës ju besua drejtimi i kompanisë famoze EM CAPITAL, nuk është marrë kurrë në pyetje dhe nuk është ende nën hetim. Kompania EM CAPITAL, sipas gazetarëve që ndjekin SPAK, ka kryer disa transaksione me kompani të lidhura me Erion Veliajn, e për të cilat sot SPAK ka nisur një hetim pasuror për pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës. Të gjitha këto informacione unë do i’a përcjell Strukturës Speciale pasi ne kemi marrë zotim se kësaj çështje do ti shkojmë deri në fund dhe ta harrojë kushdo që mendon se do të zgjasë agoninë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, se Partia Demokratike do të ndalet.

Sa për ekspertin e PS në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ushtarin e mirë Plarent Ndreca, ditët në vijim do të bëjmë publike faktet sesi ai ka fshehur në ILDKPI kompaninë e tij të liçensuar me firmën e SHEFIT dhe pronat që ai me shumë mund përpiqet të fshehë në jugun e Shqipërisë. Sërish gjej rastin të ftoj kolegët e Erionit në SPAK, që pas poshtërimit dhe përdorimit publik që ky i fundit i ka bërë, të marrin kurajo e të zbatojnë ligjin, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe për një moment të vetëm të ndalin luftën politike me opozitën dhe të çojnë përpara drejtësisë pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i cili është kthyer tashmë në sinonimin e fjalës hajdut për çdo qytetar shqiptar” tha ai.

Previous Post

Analiza e DW: Tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ekonominë globale

Next Post

Vota e Diasporës/ KQZ letër ministrisë: Të heqim nga lista brenda, shqiptarët jashtë

Next Post
Vota e Diasporës/ KQZ letër ministrisë: Të heqim nga lista brenda, shqiptarët jashtë

Vota e Diasporës/ KQZ letër ministrisë: Të heqim nga lista brenda, shqiptarët jashtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

July 1, 2025
Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

July 1, 2025
Konflikti vijon! Trump sugjeron që DOGE duhet të shqyrtojë me kujdes kontratat qeveritare me kompanitë e Musk

Konflikti vijon! Trump sugjeron që DOGE duhet të shqyrtojë me kujdes kontratat qeveritare me kompanitë e Musk

July 1, 2025
Takimi BE-Ballkani Perëndimor/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

by Editor
July 1, 2025
0

PORTUGALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto...

Read moreDetails
Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

July 1, 2025
Konflikti vijon! Trump sugjeron që DOGE duhet të shqyrtojë me kujdes kontratat qeveritare me kompanitë e Musk

Konflikti vijon! Trump sugjeron që DOGE duhet të shqyrtojë me kujdes kontratat qeveritare me kompanitë e Musk

July 1, 2025
Takimi BE-Ballkani Perëndimor/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Takimi BE-Ballkani Perëndimor/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

July 1, 2025
Iu gjet në qeli- Celulari i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK! Pritet zbardhja e bisedave

Iu gjet në qeli- Celulari i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK! Pritet zbardhja e bisedave

July 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

July 1, 2025
Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

Pjesëtar i organizatës kriminale që akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë 50-vjeçari i shpallur në kërkim

July 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al