Sunday, June 29, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Është si të luash me ruletën ruse”, çfarë është kokaina rozë që po përhapet frikshëm në Europë

Editor by Editor
October 18, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Është si të luash me ruletën ruse”, çfarë është kokaina rozë që po përhapet frikshëm në Europë
0
SHARES
70
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një koktejl drogash sintetike e njohur si kokaina rozë është kthyer në shqetësim të madh në Spanjë, Britani dhe gjetkë.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet spanjolle sekuestruan sasinë më të madhe të drogës sintetike në historinë e tyre, ku përfshihej kokaina rozë dhe një milion pilula ekstazi.

Operacioni u fokusua në rrjetet e trafikut të drogës në Ibiza dhe Malaga.

Kjo substancë e rrezikshme lidhet me rritjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga droga.

Pavarësisht emrit, kokaina rozë nuk përmban domosdoshmërish kokainë.

Zakonisht është një përzierje e disa substancave të tjera, si MDMA, ketamina dhe 2C-B. MDMA, e njohur gjerësisht si ekstazi, është një stimulues me veti psikodelike, ndërsa ketamina është një anestetik i fuqishëm që ka efekte qetësuese dhe halucinogjene. Drogat 2C klasifikohen si psikedelikë, por mund të kenë edhe efekte stimuluese.

Kokaina rozë, që zakonisht gjendet në formë pluhuri ose pilule, njihet për ngjyrën e saj të fortë, e krijuar posaçërisht për të tërhequr vizualisht. Ajo ngjyroset me ngjyrues ushqimore dhe ndonjëherë i hidhet aromë luleshtrydhe ose aromatizues të tjerë.

Forma origjinale psikodelike e drogës daton në vitin 1974 dhe u sintetizua për herë të parë nga biokimisti amerikan Alexander Shulgin. Por varianti modern u shfaq rreth vitit 2010 në Kolumbi dhe është një imitim.

Droga fitoi popullaritet në festat në Amerikën Latine dhe tani është përhapur në Evropë.

Kjo drogë, përveç “kokaina rozë” njihet edhe me emrat si “tuci” tek “venus” dhe “eros”.

Kokaina rozë e ditëve të sotme është një përzierje e paparashikueshme substancash dhe pikërisht këtu qëndron pjesa më e madhe e rrezikut të saj. Përdoruesit shpesh presin një stimulues të ngjashëm me kokainën, por përfshirja e ketaminës mund të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin.

Abuzimi me ketaminën, e cila njihet gjerësisht si drogë diskotekash, mund të shkaktojë humbje të vetëdijes ose vështirësi në frymëmarrje. Kjo, nga ana tjetër, rrit rreziqet e mundshme të kokainës rozë.

Pamja e saj estetike dhe statusi i saj si një “drogë  sintetike” kanë kontribuar që kjo drogë të tërheq veçanërisht të rinjtë dhe përdoruesit e rinj.

Ekspertët e krahasojnë përdorimin e kokainës rozë me lojën e ruletës ruse, duke nënvizuar natyrën e saj të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Droga është përhapur përtej Ibizas në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka prova se ka fituar terren në Skoci, në disa zona të Uellsit dhe Anglisë. Përtej Atlantikut, Nju Jorku ka parë gjithashtu një rritje të përdorimit.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë Evropën janë të alarmuar. Kokaina rozë është e vështirë të zbulohet përmes testeve standarde të drogës.  Ajo shitet për rreth 100 dollarë për gram në Spanjë dhe shpesh tregtohet si një produkt i nivelit të lartë.

Popullariteti në rritje i kokainës rozë është një alarm i fortë në peizazhin gjithnjë në ndryshim të drogave të paligjshme, ku estetika, tendencat e mediave sociale dhe sjellja e rrezikshme mund të kombinohen për të krijuar kërcënime të reja

Previous Post

Bardhi çon Ballukun në SPAK: Skandal me shitblerjen e energjisë, 1 mln Euro dëm në javë

Next Post

Greqia përjashton ekipin shqiptar të futbollit “Çamëria” për shkak të emrit

Next Post
Greqia përjashton ekipin shqiptar të futbollit “Çamëria” për shkak të emrit

Greqia përjashton ekipin shqiptar të futbollit “Çamëria” për shkak të emrit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

June 29, 2025
SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

June 29, 2025
Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit me Shqipërinë

Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit me Shqipërinë

June 29, 2025
DETAJE nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

DETAJE nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

June 29, 2025
Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve
AKTUALITET

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

by Editor
June 29, 2025
0

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së...

Read moreDetails
SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

June 29, 2025
Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit me Shqipërinë

Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit me Shqipërinë

June 29, 2025
DETAJE nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

DETAJE nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

June 29, 2025
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendin e ngjarjes

Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendin e ngjarjes

June 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

June 29, 2025
SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

June 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al