Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Njeriu i besuar i Edi Ramës dhe i PS, ky është gjyqtari që bëri pazar për dënimin e Salianjit

Editor by Editor
October 17, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Njeriu i besuar i Edi Ramës dhe i PS, ky është gjyqtari që bëri pazar për dënimin e Salianjit
0
SHARES
342
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur ishte njeriu i besuar i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot Gent Shala është njëri prej gjyqtarëve që dënuan me burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për “kallëzim të rremë”, pasi ai tha një të vërtetë të madhe, atë që Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte një trafikant ndërkombëtar droge.

Eksponentë të rëndësishëm të opozitës, përfshirë Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, e akuzuan publikisht gjyqtarin Shala se, me dënimin e Salianjit, ai u vu në shërbim të “Rilindjes” së Edi Ramës, me shpresën se maxhoranca do të luajë të gjithë gurët që ai të emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari i Apelit të Përgjithshëm, Gent Shala, u konfirmua në shkallën e parë të Vetingut në Gusht të vitit 2020, pas një procedure shumë të dyshimtë. Hetimi administrativ zbuloi se Shala kishte probleme të theksuara me dy nga tre kriteret e rivlerësimit, me pasuritë dhe aftësitë profesionale.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, trupa e huaj që monitoron procesin e Vetingut, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte shkarkimin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Shkarko dokumentin

Mbi Shalën rëndonin dyshimet se ishte aksioner i fshehur në një kompani ndërtimi, si edhe kishte probleme të rëndësishme në disa vendimmarrje.

Rasti i Shalës vuri për herë të parë në përplasje dy Komisionerët Publikë. Florian Ballhysa mbajti qëndrimin për shkarkimin e tij nga detyra Shkarko dokumentin, ndërsa kolegu i tij, Darjel Sina, ishte për konfirmimin në detyrë.

Megjithatë, me këmbënguljen e ONM-së, Komisioneri Ballhysa kërkoi nga KPA-ja shkarkimin e tij. Por, në një zhvillim të papritur, në seancën ku kërkohej shkarkimi i Shalës, u paraqit komisioneri që ishte pro konfirmimit të tij në detyrë, Darjel Sina.

Në përfundim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Gent Shala. Vendimi u dha në Tetor 2021, pak para se Komisioneri Publik i seancës së tij, Darjel Sina, njeriu që kishte këmbëngulur për konfirmimin e tij në detyrë, mori emërimin si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Në një rast të ngjashëm, strukturat e Vetingut duket se kanë dështuar edhe me rivlerësimin e gjyqtares tjetër të Apelit të Përgjithshëm, Brikena Ukperaj (Lubonja).

Gjyqtara Ukperaj u angazhua për shumë vite në Apelin e Vlorës, një qytet nga ku i erdhën edhe një dyzinë akuzash me fakte e prova, të cilat u rrëzuan nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkalla e parë e Vetingut e konfirmoi në detyrë gjyqtaren Ukperaj në qershor të vitit 2018, në një kohë që ajo ishte edhe kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky vendim u paralajmërua në atë kohë nga deputetja demokrate, Ina Zhupa. Në një deklaratë për media, Zhupa deklaroi se gjyqtarja Ukperaj do të konfirmohej në detyrë, pasi kështu kishte vendosur Edi Rama, sepse ajo u kishte shërbyer me besnikëri biznesmenëve dhe njerëzve pranë kryeministrit.

Një nga rastet më skandaloze të evidentuara në aktivitetin e gjyqtares Ukperaj ishte një vendim për heqjen e pronësisë së rreth 400 hektarëve tokë në Karaburun të trashëgimtarëve të ligjshëm.

Zhupa deklaroi se, me atë vendim, trupa gjyqësore e Apelit të Vlorë, ku bënte pjesë edhe Brikena Ukperaj, i dorëzoi tokën e lakmuar Fidel Yllit dhe të tjerë personazhe të lidhur me Rilindjen.

Ajo çështje kaloi një kalvar të gjatë gjyqësor dhe, përfundimisht, një tjetër trupë gjyqësore në Apelin e Vlorës, u dha të drejtë trashëgimtarëve të familjes pronare Bodo. Por, kur ky vendim u mor, të paktën njëri prej trashëgimtarëve kishte ndërruar jetë, pa marrë aktin e pronësisë në dorë.

Trashëgimtarët e pronës në Karaburun ndoqën seancat e Vetingut për gjyqtaren Ukperaj, si edhe dorëzuan dokumenta që tregonin skandalin e saj.

Por, të gjithë dokumentat u shumëzuan me zero nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila konfirmoi në detyrë gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja).

Me shkrirjen e gjykatave të Apeleve në rrethe, gjyqtarja Lubonja emërohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pasi përfundoi mandatin si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor./Syri

Previous Post

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 14 kg kokainë në automjet

Next Post

Vrasja e liderit të Hamasit, Biden: Një e ardhme e mirë për izraelitët dhe palestinezët

Next Post
Vrasja e liderit të Hamasit, Biden: Një e ardhme e mirë për izraelitët dhe palestinezët

Vrasja e liderit të Hamasit, Biden: Një e ardhme e mirë për izraelitët dhe palestinezët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

September 27, 2025
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025
Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

September 27, 2025
Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

September 27, 2025
I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit
Lajmi Fundit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

by timoni.al
September 27, 2025
0

Në fshatin Bllagajë të Pejës u zhvillua ceremonia e lamtumirës për Eldion Kelmendin, vëllain e njohur të fituesit të Big...

Read moreDetails
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025
Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

September 27, 2025
Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

September 27, 2025
Bojkot në OKB kundër Netanyahut: “Turp i madh për njohjen e Palestinës”, fjalimi i kryeministrit izraelit nxit zemërim dhe largime të shumta.

Bojkot në OKB kundër Netanyahut: “Turp i madh për njohjen e Palestinës”, fjalimi i kryeministrit izraelit nxit zemërim dhe largime të shumta.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

September 27, 2025
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al