Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mos hapni çdo mesazh që vjen” Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit

Editor by Editor
October 16, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Tech, Vendi
0
“Mos hapni çdo mesazh që vjen” Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ka dhënë shpjegime në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendit tonë vitet e fundit. Në Komisionin e Dezinformimit, Frashëri ka theksuar se nga gjatë kësaj kohe janë mbyllur 155 domaine ruse që kishin për qëllim dezinformimin, ndërkohë që ka theksuar se 8 domaine të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit. 

“Qëllimi ishte shkatërrimi i të dhënave dhe kolapsi i shërbimit të operatorit. Nuk ishte as mbledhja e të dhënave për një kategori të caktuar dhe as ndërhyrja në tabulate, komunikime dhe të tjera me radhë. Ajo që u sulmua ishte platforma e numrave, komunikimit, por nuk ishte e serverëve. Nuk mund të ndodhte aksesimi i internetit të personave. Të dhënat personale, aksesi dhe interneti nuk janë prekur, sepse s’kishin mundësi. Ata donin që ai operator të binte, të rrëzohej. Duhet të dini një gjë, se sulmet ndaj operatorëve janë të përditshme, tentativa të përditshme, që janë të natyrës DDOS, që kanë të bëjnë me rritjen e trafikut. Ndaj duhet të bësh gjithmonë matje të fluksit të trafikut dhe skanimit dhe operatorët jo gjithmonë e bënin këtë, pasi nuk ishin mësuar. Në momentin që ndodhi lufta me Ukrainën, atë ditë i kemi mbledhur operatorët dhe i kemi informuar dhe u thamë të skanojnë, të bëhej kulturë dhe të skanohej përditë. Ne e bëmë edhe vetë këtë. Sepse një neglizhencë e vogël dhe mund të futet një virus ose diçka tjetër, mbetet aty e paidentifikuar dhe e paaktivizuar dhe aktivizohet më pas,” tha ai.

Frashëri më tej theksoi se shkak për sulmet ishin dhe neglizhenca e operatorëve dhe personelit të patrajnuar.  Kreu i AKEP gjatë fjalës së tij u kujtoi se dhe deputetëve u ka ndodhur raste të tilla që u kanë ardhur mesazhe me formë shantazhi (rasti SKY ECC). 

“Ajo që ndodhi në Shqipëri në vitin 2022 kjo ishte. Kishte elementë malinj, të paaktivizuar, që ishin futur për arsye neglizhence apo që një punonjës nuk ka alfabetizim dixhital. Nuk mund të klikosh çdo mesazh që të vjen, apo me e-mail apo për çdo PDF që vjen dhe kështu futen elementë malinj dhe aktivizohen kur njëri është më i mirë se tjetri në këtë aspekt. Duhet të dimë se të gjithë sulmohen. Por sulmi që ndodhi në dhjetor, ishte shumë mirë i kalibruar. Tani jemi në llogjikë shkatërrimi, nuk jemi si më parë, kur pjesa më e madhe e sulmeve bëheshin për të nxjerrë para nga kjo gjë. Madje mund t’ju kenë ardhur edhe juve e-maile të tilla, si të kam parë diku në sajte të caktuara dhe po nuk më dhe para, do t’i nxjerrë të gjitha (çështja e SKY ECC). Por tani janë më problematike, sepse janë për kolaps, janë për shkatërrim. Por të gjithë sulmohen, pa përjashtim, një reziston më shumë, përballet më mirë nga tjetri. Ky operator që u sulmua, siç ishte sulmuar ky, nuk është sulmuar më parë asnjë njeri. Kurse ISP-të gjenden kollaj, jepen me ligj, janë në regjistra publikë, edhe në AKEP,” tha Frashëri.

Frashëri me pas theksoi se kërkesa e parë për të bllokuar domaniet ruse ka ardhur nga Komisioni Evropian më 3 Mars të vitit 2022. Ndërkohë që shtoi se pas kësaj vendi është goditur nga hakerat iranianë në muajin Korrik.

“Kërkesa për domeinet ruse e para ka qenë globale, që më datën 3 Mars 2022, direkt nga Komisioni Europian(BE). I cili ka kërkuar që përveç 3 uebsajteve të specifikuar, që s’po ua përmend emrat, si dhe të tjerave domaineve ruse që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, duhej të mbyllej, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesat e tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice” (iranianët). Kryesisht kanë ardhur kërkesa nga Prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë. I vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji. Pra ne nuk e kemi autoritetin për të vepruar që t’i ndalojmë sipas ligjit, pasi janë ato ligjzbatuese që veprojnë dhe ne në fund ekzekutojmë dhe sinjalizojmë. AKEPI bën në mënyrë të përhershme kontrollet për personat e autorizuar dhe siguria është maksimale, edhe nga ana e sigurisë nëse standardet përmbushen. Sepse nëse një datacenter nuk funksionon mirë, bëhet vulnerabël ndaj sulmeve. Dhe këto sulme ndodhin kryesisht gjatë ditëve të festave apo pushimeve të verës, kur ka edhe më shumë neglizhencë nga operatorët ndaj sistemit. Ndaj kemi rekomanduar te operatorët edhe të trajnojnë ekipe të veçanta për këto raste. Një prej tyre ishte më 24 Dhjetor psh., sepse s’kishte njeri t’i parandalonte. Dhe që nga ajo ditë nga ne ka udhëzime që çdo fundjavë, pushime apo ditët gjatë javës dhe muajt e verës të ketë ekipe, që të shmangen.

Prej vitit 2021 pas krizës shëndetësore të Covid AKEP ka qenë i angazhuar maksimalisht në çështjet e sigurisë kibernetike. Përsa i përket ndërhyrjes së huaj, që nga viti 2021 kemi filluar një program investimesh për çështjen e sigurisë kibernetike. Ne administrojmë 5 infrastruktura kritike për momentin. Që prej muajit shkurt 2022 kur ndodhi agresioni rus në Ukrainë AKEP ka pasur vëmendje maksimale ndaj ndërhyrjeve të huaja të dëmshme, në shërbimin elektronik. Ngritëm grup pune dhe shtuar mbikëqyrjen tek operatorët dhe kompanitë. Dhe kur ndodhi sulmi i njohur kibernetik i Korrikut 2022 që të gjithë e dini, AKEP u prek në mënyrë të papërfillshme, për të mos thënë s’u prek fare, në krahasim me institucionet e tjera. Shërbimet nuk na ranë, ndryshe me çfarë ndodhi në malin e Zi dhe Kosovë, ku ranë dhe nuk funksionuan, siç ishte një prej operatorëve”, tha ai.

Previous Post

VIDEO/ “Vëllau, vëllaun nuk e sulmon”, ‘Dardanët’ kritikojnë FSHF-n: S’bëhet marrëveshje me hasëm shekullor!

Next Post

Ngjarja në Vorë/ Arrestohet autori i plagosjes! Disa persona hynë në ambientet e një servisi dhe janë konfliktuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

July 9, 2025
Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

July 9, 2025
Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

July 9, 2025
“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

July 9, 2025
“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh
AKTUALITET

“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

by Editor
July 9, 2025
0

ITALI - Pikë kthese në negociatat për transferimin e Victor Osimhen te Galatasaray. Siç zbuloi Orazio Accomando, zv.presidenti turk, Abdullah Kavukçu, mbërriti në Milano, i shoqëruar...

Read moreDetails
Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

July 9, 2025
Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

July 9, 2025
“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

July 9, 2025
Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, informacioni për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik

Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, informacioni për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik

July 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

“Çështja Osimhen”: Galatasaray gati të paguajë klauzolën prej 75 milionësh

July 9, 2025
Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

Në dashuri do të keni më shumë fat, çfarë parashikojnë yjet për ju

July 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al