Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve”/ Si u pasqyrua në mediat ndërkombëtare nisja e anijes me emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë?

Editor by Editor
October 14, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve”/ Si u pasqyrua në mediat ndërkombëtare nisja e anijes me emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë?
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Anija “Libra e Marinës” është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Lezhë, ku refugjatët do t’iu nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare. Emigrantët e parë që do mbërrijnë në Shqipëri janë vetëm 16 meshkuj, ku 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, ata do të transferohen në Gjader, ku janë tre struktura të dorëzuara vetëm më 9 tetor te Ministria e Brendshme italiane për testim: një qendër për ndalimin e azilit të aplikantëve me 880 vende (nga të cilat vetëm 400 janë gati deri më sot, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende. 

Mediat prestigjioze ndërkombëtare po ashtu kanë kthyer sot sytë nga nisja e anijes nga brigjet e Italisë për të mbërritur në Shqipëri. 

France24 me titullin “Italia nis transferimet historike të emigrantëve në Shqipëri”, shkruan se Italia ka filluar sot transferimin e emigrantëve të kapur në Mesdhe në qendrat në Shqipëri, në zbatim të marrëveshjes së parë evropiane që ka ngjallur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

“Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me sigurimin dhe stafin italian, dhe gjyqtarët që do të dëgjojnë çështjet nëpërmjet lidhjes video nga Roma. Emigrantët që konsiderohen të pambrojtur sipas ligjit të BE-së – duke përfshirë të miturit, gratë, njerëzit me probleme të shëndetit mendor ose viktimat e torturës, abuzimit ose trafikimit të qenieve njerëzore – do të përjashtohen. Por grupet e të drejtave të njeriut vënë në dyshim nëse Shqipëria do të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme për azilkërkuesit. Amnesty International e ka përshkruar skemën si një “eksperiment mizor (që) është një njollë për qeverinë italiane”.”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

"Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve"/ Si u pasqyrua

Prestigjiozja amerikane “The New York Times”, shkruan se Italia ka nisur dërgimin me anije në Shqipëri të emigrantëve që u nisën për në brigjet italiane. Edhe kjo media thekson në artikull se kjo marrëveshje e cila u shpall nga disa liderë të BE si model inovativ në menaxhimin e emigracionit të paligjshëm në vendin fqinjë, ka marrë kritika nga zyrtarë dhe grupe të të drejtave të njeriut.

“Plani, i cili po shpallet nga qeveria italiane dhe disa liderë të Bashkimit Evropian si një model inovativ për të menaxhuar dhe penguar imigracionin në Itali, është kritikuar nga zyrtarë dhe grupe të të drejtave të njeriut, të cilët kanë frikë se do t’i rrezikonte emigrantët dhe do t’i ekspozonte ata ndaj shkeljeve të të drejtave.

Kritikët kanë thënë se plani do të ishte një “eksternalizim” i rrezikshëm i kufijve kombëtarë. Kur u njoftua plani, komisionerja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatovic, paralajmëroi se “masa të tilla rrisin ndjeshëm rrezikun e ekspozimit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka miratuar planin, duke e quajtur atë “një shembull të të menduarit jashtë kutisë, bazuar në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta”.”, thuhet ndër të tjera në artikull. 

"Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve"/ Si u pasqyrua

“The Guardian” po ashtu i ka kushtuar një shkrim zbatimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, me titull “Italia dërgon azilkërkuesit e parë në Shqipëri sipas paktit të diskutueshëm”

“Ministria e Brendshme tha se 16 burra ishin në bord – 10 Bangladesh dhe gjashtë Egjiptianë. Ata mbërritën nga Libia dhe u shpëtuan të dielën në ujërat ndërkombëtare nga roja bregdetare italiane. Anija pritet të mbërrijë në Shqipëri mëngjesin e së mërkurës.”, thuhet ndër të tjera në shkrim.  

"Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve"/ Si u pasqyrua

“Reuters” shkruan se anija me emigrantë nga Italia pritet të mbërrijë të mërkurën në Shqipëri. Dhjetë emigrantë ishin nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, vende të cilat konsiderohen të sigurta nga Italia.

“Sipas kushteve të marrëveshjes me Shqipërinë, deri në 36,000 emigrantë mund të dërgohen në vendin ballkanik çdo vit, për sa kohë që vijnë nga lista e vendeve të sigurta, gjë që kufizon ashpër mundësinë e marrjes së azilit. Megjithatë, një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) i lëshuar në fillim të këtij muaji mund të sjellë probleme në punë, thonë ekspertët, pasi ai kufizon përkufizimin e asaj që mund të konsiderohet një vend i sigurt jashtë BE-së.“, shkruhet në artikull. 

"Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve"/ Si u pasqyrua

“Italia nis transferimet e diskutueshme të emigrantëve në Shqipëri mes protestave për të drejtat e njeriut”, është titulli i zgjedhur nga “Turkiye Today”. 

“Hapja e qendrave të Italisë në Shqipëri përkon me samitin e ardhshëm të BE-së në Bruksel, ku pritet të diskutohen politikat e migracionit, përfshirë dëbimet më të shpejta të atyre që nuk kanë të drejtë për azil. Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth marrëveshjes, duke vënë në pikëpyetje nëse Shqipëria do të sigurojë mbrojtje të mjaftueshme për azilkërkuesit. Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi i cilësoi qendrat shqiptare si objekte të paraburgimit të lehta, duke thënë: “Nuk ka tela me gjemba dhe ofrohet ndihma”. Ai shtoi se të gjithë emigrantët mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare dhe të presin një përgjigje brenda pak ditësh.”, shkruan media turke. 

"Në pikëpyetje mbrojtja e azilkërkuesve"/ Si u pasqyrua
Previous Post

Krijimi i partive të reja/ Blushi: Nuk është faji i Berishës që është lideri

Next Post

“Asllani mundi Kvara-n”, postimi special i Gazzetta dello Sport

Next Post
“Asllani mundi Kvara-n”, postimi special i Gazzetta dello Sport

“Asllani mundi Kvara-n”, postimi special i Gazzetta dello Sport

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

July 7, 2025
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

July 7, 2025
Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

July 7, 2025
“Ky është vetëm hapi i parë”/ Dorëheqja e gjithë drejtorëve në Vlorë, Rama: E kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha

AKTUALITET

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

by Editor
July 7, 2025
0

TIRANË-Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka komentuar procesin gjyqësorë për çështjen Partizani, duke e cilësuar atë si farsë politike....

Read moreDetails
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

July 7, 2025
Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

Rama thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

July 7, 2025
“Ky është vetëm hapi i parë”/ Dorëheqja e gjithë drejtorëve në Vlorë, Rama: E kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha

“Ky është vetëm hapi i parë”/ Dorëheqja e gjithë drejtorëve në Vlorë, Rama: E kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha

July 7, 2025
Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë/ Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Dumani

Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë/ Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Dumani

July 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

U lirua nga arresti shtëpiak/ Malltezi: Më privuan lirinë për 20 muaj, procesi ishte farsë

July 7, 2025
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën!

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al