Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuza për “shpërdorim detyre”, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, dërgon dosjen në GJKKO

Editor by Editor
October 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Akuza për “shpërdorim detyre”, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, dërgon dosjen në GJKKO
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri dhe ka dërguar dosjen në GJKKO, duke ngritur ndaj tij akuzën për “shpërdorim detyre”. 

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 14.10.2024, ka përcjellë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec;
Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec;
Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec;
duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal i lartpërmendur është regjistruar mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Korçë.

Në përfundim të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe pas analizës ligjore të kryer, rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, shtetasi Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri.

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri.

Previous Post

Vrasja e Egli Progës/ Ndryshon masa e sigurisë për 3 dëshmitarët që u lanë të lirë

Next Post

Raporti i INSTAT/ Numri i aksidenteve rrugore ra me 12.9% në 2023-shin

Next Post
Raporti i INSTAT/ Numri i aksidenteve rrugore ra me 12.9% në 2023-shin

Raporti i INSTAT/ Numri i aksidenteve rrugore ra me 12.9% në 2023-shin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Messi dhe Newell’s Old Boys në bisedime për rikthim? Marrëveshje e para për vitin 2027

Messi dhe Newell’s Old Boys në bisedime për rikthim? Marrëveshje e para për vitin 2027

February 3, 2026
Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

February 3, 2026
Përse liqeni i Prespës po shteron? Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë një strategji të përbashkët për mbrojtjen e tij.

Përse liqeni i Prespës po shteron? Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë një strategji të përbashkët për mbrojtjen e tij.

February 3, 2026
KQZ shpërndan buxhetin për vitin 2026: 3.5 milion euro do të ndahen mes partive, me Partinë Socialiste që merr gjysmën e shumës.

KRYESORE

Messi dhe Newell’s Old Boys në bisedime për rikthim? Marrëveshje e para për vitin 2027

by timoni.al
February 3, 2026
0

Tashmë është një ngjarje e pritur, kthimi i Lionel Messi-t në Newell’s Old Boys, klubi ku filloi karrierën e tij...

Read moreDetails
Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

February 3, 2026
Përse liqeni i Prespës po shteron? Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë një strategji të përbashkët për mbrojtjen e tij.

Përse liqeni i Prespës po shteron? Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë një strategji të përbashkët për mbrojtjen e tij.

February 3, 2026
KQZ shpërndan buxhetin për vitin 2026: 3.5 milion euro do të ndahen mes partive, me Partinë Socialiste që merr gjysmën e shumës.

KQZ shpërndan buxhetin për vitin 2026: 3.5 milion euro do të ndahen mes partive, me Partinë Socialiste që merr gjysmën e shumës.

February 3, 2026
“Pastroni gojën tuaj kur flisni për ne”/ Balla i kujton Topallit bashkëpunimin e tyre kundër Berishës në vitin 2021.

“Pastroni gojën tuaj kur flisni për ne”/ Balla i kujton Topallit bashkëpunimin e tyre kundër Berishës në vitin 2021.

February 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Messi dhe Newell’s Old Boys në bisedime për rikthim? Marrëveshje e para për vitin 2027

Messi dhe Newell’s Old Boys në bisedime për rikthim? Marrëveshje e para për vitin 2027

February 3, 2026
Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

Saranda ka nevojë për punonjës, sektori turistik përballet me mungesë të stafit të kualifikuar, ndërlikime gjithashtu në parkime.

February 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al