Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria po fundoset nga Edi Rama/ Emigracioni i shkakton vendit rreth 800 mln euro humbje në një vit!

Editor by Editor
October 14, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Shqipëria po fundoset nga Edi Rama/ Emigracioni i shkakton vendit rreth 800 mln euro humbje në një vit!
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i këtij viti “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” (Kostot e emigrimit te të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor) nga “The Westminster Foundation for Democracy” tregon se, ekonomia e vendit tonë përballet me humbje vjetore rreth 800 milionë euro si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit, sidomos të moshave të reja.

Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse.

Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës.

Studimi mori në konsideratë fluksin vjetor dalës prej 41,700 personash, nga të cilët 37,540 ishin në moshe pune.

Duke supozuar se të gjithë e arritën qëllimin e tyre, punësimin në vendin pritës, studimi gjeti një kosto të mundshme prej 456 milionë eurosh humbje në vlerën e shtuar bruto.

Duke shtuar efektet indirekte për shkak të pamundësisë për të parandaluar emigracionin përmes punësimit, humbja vjetore e vlerës së shtuar bruto në Shqipëri përllogaritet 559 milionë euro në një vit, referon studimi. Kjo do të thotë se çdo person i aftë për punë që largohet nga Shqipëria merr me vete rreth 14,900 euro nga një GDP potenciale vjetore e ardhshme.

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Arsimi i një shqiptari që ka përfunduar studimet në vitin 2018, në varësi të kryerjes së nivelit arsimor, kushton rreth 6,000 euro për shkollën fillore, 9,300 euro për shkollën e mesme dhe rreth 18,300 euro për studimet e përfunduara akademike.

Kostoja mesatare e përfunduar studimet pasuniversitare (PhD) në Shqipëri ishin rreth 32,000 euro. Kostot totale të arsimit të personave që largohen nga Shqipëria brenda një viti variojnë nga 201 milionë euro në 504 milionë euro. Sipas studimit Shqipëria humb mesatarisht në një vit 800 milionë deri në1 miliardë euro nga emigracioni.

Në krahun tjetër përfitimi i drejtpërdrejtë më i rëndësishëm i flukseve migratore janë remitancat.

Shqipëria është një nga vendet kryesore në Evropë, me një peshë prej shtatë për qind në PBB të prurjeve nga emigrantët. Nëse shtohen burime të tjera që vijnë nga jashtë (transfertat sociale dhe të ardhurat nga puna e banorëve shqiptarë jashtë vendit), kontributi në PBB arrin në 10 për qind.

Megjithatë, pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme në PBB, remitancat nuk ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe nuk janë gjenerues i zhvillimit të ardhshëm pasi komponenti i investimit nuk është mjaft i fortë. Remitancat përdoren për konsum personal në familje, ndërsa vetëm një sasi e vogël përdoret për investime./Monitor

Previous Post

Ndikimi historik i uraganit Milton në SHBA

Next Post

Po i torturon qytetarët në trafik/ Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, Rama jep lajmin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?

40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?

March 10, 2026
Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

March 10, 2026
“Çfarë dinë banorët për lidhjen mes Rogertit dhe Selin? Ja si u përgjigjën ata në Prime.”

“Çfarë dinë banorët për lidhjen mes Rogertit dhe Selin? Ja si u përgjigjën ata në Prime.”

March 10, 2026
Yamal shpëton Barcelonën në minutat e fundit, duke parandaluar humbjen ndaj Newcastle-it.

Yamal shpëton Barcelonën në minutat e fundit, duke parandaluar humbjen ndaj Newcastle-it.

March 10, 2026
40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?
AKTUALITET

40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?

by timoni.al
March 10, 2026
0

Egi, banorja e Big Brother VIP, la shtëpinë këtë të martë pas vetëm 10 ditësh qëndrim. Ajo ishte në teleshkrim...

Read moreDetails
Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

March 10, 2026
“Çfarë dinë banorët për lidhjen mes Rogertit dhe Selin? Ja si u përgjigjën ata në Prime.”

“Çfarë dinë banorët për lidhjen mes Rogertit dhe Selin? Ja si u përgjigjën ata në Prime.”

March 10, 2026
Yamal shpëton Barcelonën në minutat e fundit, duke parandaluar humbjen ndaj Newcastle-it.

Yamal shpëton Barcelonën në minutat e fundit, duke parandaluar humbjen ndaj Newcastle-it.

March 10, 2026
Tragjedia në Zvicër: Një autobus shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të lënduar.

Zvicër: Autobusi përfshihet nga flakët në rrugë, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur, ngjarjet e para të dyshuara.

March 10, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?

40 ditë para finales, cili banor u largua nga shtëpia e Big Brother VIP?

March 10, 2026
Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

Natë e jashtëzakonshme në Champions League/ Galatasaray surprizon Liverpoolin, shumë gola nga Bayern dhe Atletico

March 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al