Saturday, May 24, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

REL: Erdogan i premtoi Shqipërisë dronë kamikazë

Editor by Editor
October 10, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
REL: Erdogan i premtoi Shqipërisë dronë kamikazë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm” të dronëve kamikazë, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten.

“Dhuratë që s’duhet ta shqetësojë askënd, se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Erdoganin.

As Rama e as Erdogan nuk treguan sa dronë saktësisht do t’ia dhurojë Turqia aleates së vet në NATO. Erdogani, ndërkohë, tha se përveç mbështetjes në pajisje ushtarake, Turqia do ta ndihmojë ushtrinë shqiptare edhe me trajnime ushtarake. Lideri turk – i cili u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kryeqytetin shqiptar – tha se synon që vëllimin tregtar me Shqipërinë ta rrisë në 2 miliardë dollarë. Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

“I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do ta rrisin mirëqenien e popujve. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë”, tha Erdogan.

Rama deklaroi se i pajtua me Erdoganin për më shumë investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit në Shqipëri.

“Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak”, tha Rama.

Zyra e kryeministrit Rama njoftoi më herët se dy vendet nënshkruan tri marrëveshje gjatë një takimi të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi. Një deklaratë të synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi, të mbështetur nga shteti, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë. Një protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Marrëveshja për deklaratën mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi “shënon një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në këtë fushë”, tha zyra e Ramës. Më 2021, këto dy vende e nënshkruan një marrëveshje për krijimin Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, ndërsa mbledhja e parë u mbajt në shkurt të këtij viti.

Në Ankara, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje më 20 shkurt, u nënshkruan gjashtë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushën e mjedisit, bujqësisë, medias dhe ushtarake. Prej ardhjes në pushtet të partisë Socialiste, kryeministri Rama e ka cilësuar Turqinë partner strategjik dhe ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të arrijë në nivele të panjohura më parë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë Erdogani do të marrë pjesë edhe në përurimin e xhamisë së Namazgjasë më vonë të enjten. Në lidhje me përurimin e saj, Erdogan tha në konferencë se xhamia “është dhuratë e popullit turk për vëllezërit dhe motrat shqiptare”.

“Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzojë ndenja e paqes dhe solidaritetit”, tha Erdogan.

Në këtë ceremoni të rëndësishme për besimtarët myslimanë, nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë. Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë. Në shtator të këtij viti u bë publike në media një letër e KMSH-së, ku theksohej se ky institucion jep pajtimin që Xhamia e Namazgjasë të administrohet nëpërmjet një fondacioni, i cili do të jetë “autoriteti i vetëm në këtë aspekt” dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij “marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë, si dhe të kompleksit përreth saj”.

Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk, Erdogan. Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre. Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet. Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë. Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa, salla e konferencave etj./ REL

Previous Post

Prishet përfundimisht miqësia e ngushtë e Ramës dhe Erdoganit, ndahen për Gazën

Next Post

Salianji nga burgu: 10 fakte që rrëzojnë rrëfimin e Xhafajt

Next Post
Salianji nga burgu: 10 fakte që rrëzojnë rrëfimin e Xhafajt

Salianji nga burgu: 10 fakte që rrëzojnë rrëfimin e Xhafajt

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

May 24, 2025
U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

May 24, 2025
VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

May 24, 2025
“Të tradhtuar nga profili i ADN-së!” U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni

AKTUALITET

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

by Editor
May 24, 2025
0

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit Enigma në Durrës, dyshohen të jenë...

Read moreDetails
U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

May 24, 2025
VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

VIDEO/ Presidenti Trump pret familjen shqiptare Xhaferi, në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë!

May 24, 2025
“Të tradhtuar nga profili i ADN-së!” U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni

“Të tradhtuar nga profili i ADN-së!” U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni

May 24, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

Shpërdorim detyre dhe korrupsion nga administrata aktuale? SPAK, kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës, sekuestrohen disa celularë

May 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

U kapën duke drekuar në restorant me Xhevdet Plakun, dy vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni! U tradhtuan nga profili i ADN-së

May 24, 2025
U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

May 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al