Thursday, May 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik!” Deklarata e Peleshit, reagon Bardhi: Kurrë s’ ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima

Editor by Editor
October 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik!” Deklarata e Peleshit, reagon Bardhi: Kurrë s’ ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima
0
SHARES
128
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i cili tha se sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Lidhur me këtë Bardhi tha se kurrë s’ ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima, trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel, të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

Ai ka shtuar se me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Gjithashtu Bardhi thotë se apelon çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës.

REAGIMI I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.

Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.

Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.

Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar.

Previous Post

E ka për herë të parë burgun, çfarë thotë Salianji? Avokati: Do ta çojë deri në fund

Next Post

Dhunimi i blogeres nga motrat Berisha/ IML: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

Next Post
Dhunimi i blogeres nga motrat Berisha/ IML: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

Dhunimi i blogeres nga motrat Berisha/ IML: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al