Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investimi 500 mijë euro i qeverisë për rivitalizimin e fshatit në Nivicë, pjesë e programit 100 fshatrave, u shkatërrua pa u përdorur asnjëherë

Editor by Editor
October 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Investimi 500 mijë euro i qeverisë për rivitalizimin e fshatit në Nivicë, pjesë e programit 100 fshatrave, u shkatërrua pa u përdorur asnjëherë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nivica,  fshat i Kurveleshit, është e njohur për kanionet e saja, të cilat vizitohen nga mijëra turistë në vit.  Si pjesë e projektit të 100 fshatrave ku do të rivitalizoheshin nga qeveria shqiptare u  bë një investim 500 milion lekë.

Me këto lekë u ndërtuan tre godina si njësi shërbimi në vitin 2017, por që nuk u vunë asnjëherë në funksion. Sot e kësaj dite ato janë të shkatërruara nga kushtet atmosferike duke kërkuar të tjera  fonde për t’i riparuar.

Fiksi pa nga afër gjendjen e qendrës së fshatit Nivicë dhe kushtet në të cilat janë këto godina. Vetë banorët pohojnë se u bënë para disa vitesh dhe u lanë ashtu, bashkë me këto godina u rregulluan edhe disa fasada. Ka nja tre- katër vjet që është kjo gjendje. “Ca thonë nuk ka interes, ca thoni që i ka privat… fjalë janë fjalë. Mirë do te ishte të rregulloheshin se do të futeshin njerëz në punë, turistë do të vijnë më shumë…” shprehet një prej banorëve.

Fiksi pyeti edhe në Bashkinë Tepelenë për gjendjen aktuale të këtyre godinave të cilat që nga ndërtimi nuk janë vënë në punë. Këshilltari i kryetarit të bashkisë  z. Aleksandër Toti  shprehet se investimi është bërë në kuadër të rivitalizimit të qendrës së Nivicës, në kuadër të projektit të 100 fshatrave dhe konkretisht  nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në vitin 2018.

Bëhet fjalë në hapësirë publike dhe private dhe ka kushtuar 500 mijë euro. “Bashkisë Tepelenë godinat i janë dorëzuar para 6-7 muajsh dhe kjo ka ndikuar në amortizimin e tyre” pohon z. Toti. Ai shton se vitet e fundit Nivica është në trendin e fshatrave turistik më të vizituar nga turistët ” nesë individë pse biznes privat do të shprehin interes do jepen me qira” thotë ai. Duke shtuar që para se kjo të ndodh do të duhet të ndërhyhet në riparimin e tyre.

Fiksi iu drejtua edhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit e cila në përgjigjen e saj zyrtare pohon se investimi me vlerë 47.071.276 Lekë është bërë për krijimin e infrastrukturës turistike midis zonave bregdetare dhe malore, konkretisht rijetëzimi i qendrës së fshatit Nivicë dhe rikonstruksioni i shkollës së vjetër në Nivicë i realizuar gjate periudhës 2016-2017.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka financuar vetëm fazën e parë të investimeve në ketë zonë, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm i projektit do të vlerësohet nga Bashkia Tepelenë, si një institucion administrues i zonës, bazuar edhe në dorëzimin e projektit që është bërë me urdhër të brendshëm, për kalimin kapital pa pagesë, të 2 (dy) projekteve, investimeve të kryera nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në Bashkinë Tepelene, nga inventari i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), tek inventari i Bashkisë Tepelenë. Në momentin e realizimit të dorëzimit të projektit, është marrë parasysh edhe amortizimi, thuhet në përgjigje, duke i dorëzuar Bashkisë Tepelenë dhe vlerën kontabël të projektit.

Por në asnjë rresht të përgjigjes ,Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk shpjegon se pse u deshën kaq vite për t’ia kaluar Bashkisë Tepelenë. Ajo që kuptohet është se përsëri me taksat e shqiptarëve do të paguhet për riparimin e ndërtesave dhe kjo për burokracitë e institucione shtetërore.//TCH

Previous Post

‘7 tetori po afron’/ Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

Next Post

Kurti i kthehet SHBA-së dhe BE-së: Po ekzagjeroni me kritikat, Kosova më mirë se kurrë më parë

Next Post
Kurti i kthehet SHBA-së dhe BE-së: Po ekzagjeroni me kritikat, Kosova më mirë se kurrë më parë

Kurti i kthehet SHBA-së dhe BE-së: Po ekzagjeroni me kritikat, Kosova më mirë se kurrë më parë

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë
AKTUALITET

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

by Editor
May 12, 2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë...

Read moreDetails
Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

May 12, 2025
PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

May 12, 2025
Qarku Elbasan/ PS kryeson me 61.3%, PD-ASHM siguron 28.9% të votave! Renditet forcë e tretë “Shqipëria Bëhet”

FOTOLAJM/ Ndodh në Shkodër! Ndërpritet numërimi i votave, KZAZ-të boshatisen për shkak të ndeshjes Vllaznia-Egnatia

May 12, 2025
PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

May 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

Qarku Korçë/ Partia Socialiste kryeson me mbi 54 % të votave! Si renditet Partia Demokratike, ja kush është forcë e tretë

May 12, 2025
Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

May 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al