Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biden i “prerë”: Nuk mbështesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane

Editor by Editor
October 3, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Biden i “prerë”: Nuk mbështesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Frika për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme është në rritje, teksa sytë e të gjithë botës janë drejtuar drejt Izraelit për të parë se cila do të jetë përgjigja ndaj Iranit pas sulmit më të madh raketor. Mediat ndërkombëtare raportojnë se përgjigja hakmarrëse do të ndodhë së shpejti.

“Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një përgjigje e paprecedentë dhe, siç thashë sot në Këshillin e Sigurimit, do të jetë një përgjigje shumë e fortë, e dhimbshme. Do të ndodhë së shpejti,” deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, për CNN.

Mirëpo, shefi ushtarak i Iranit paralajmëroi për sulme edhe më të gjera nëse Izraeli kundërpërgjigjet.

Megjithatë, “hakmarrja” e Tel Avivit nuk mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Joe Biden deklaroi se ai nuk e mbështet një sulm të mundshëm izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane.

Të martën, Teherani nisi mbi 200 raketa drejt Izraelit, në atë që ishte sulmi më i madh raketor ndaj këtij shteti. Raketat u kapën nga sistemi mbrojtës izraelit dhe aleatëve të tij.

Edhe pse po shqyrton mundësitë për një kundërpërgjigje, Izraeli nuk tërhiqet nga luftimet që synojnë shkatërrimin e dy grupeve terroriste në Gaza dhe Liban. Të paktën 6 persona raportohet se janë vrarë në orët e para të së enjtes në qendër të Bejrutit pas një sulmi ajror izraelit.

Është hera e parë që Izraeli godet këtë zonë që nga viti 2006. Sulmet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz në Liban dhe kanë zhvendosur rreth 1 milion banorë që nga përshkallëzimi i luftës së tij me Hezbollah.

Previous Post

Dëmtimi i Gjimshitit, flet trajneri i Atalantës: Situata do vlerësohet ditë pas dite

Next Post

Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Miratohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament

Next Post
Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Miratohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament

Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Miratohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al