TIRANË- Deputetët e PD-së nuk janë lejuar sot të futen në parlament, pasi Garda kishte bllokuar hyrjen kryesore të Kuvendit. Ndërkohë Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se po shkojnë drejt mosbindjes civile. Gjatë deklaratës për mediat, Gjekamarkaj tha se “po dha urdhër partia këtu nuk ka shtet”.
“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet. Ka një parti që pretendon se është shtet dhe shteti parti. Ne do rezistojmë, do bëjmë gjithçka që kemi fuqi për ta bërë pa denatyruar vetveten, pa dalë jashtë logjikës demokratike, por duke shkuar tek mosbindja civile”, tha deputeti i PD.
I pyetur nëse do të shkojnë drejt ngujimit në Parlament, Gjekmarkaj tha: “Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjia për ti shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”.














