Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg”, Bardhi dorëzon në SPAK padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese

Editor by Editor
October 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg”, Bardhi dorëzon në SPAK padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese
0
SHARES
214
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se se përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi tha se ky është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i janë drejtuar SPAK. 

“Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Dhe Kodi Penal pengimin apo mosekzekutimin e cilëson se është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.

Nga ana tjetë, Bardhi tha se djegia e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetëve, por kjo sipas tij është punë e tyre.

“Të akuzosh deputetët e opozitës që kanë kryer krim që këto s’kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi djegur karriget, që janë mjet i punës. Djegie e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetit. Se ça bëjnë deputetët me mjetet ë tyre të punës, është punë e jona”, tha ai.

Previous Post

Thirret nga SPAK pas denoncimit të SMS-ve/ Bardhi: I gatshëm t’i vendos në dispozicion telefonin tim

Next Post

Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

Next Post
Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

Berisha: I tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori, njëlloj si Maduro, Rama përjashtoi 24 deputetë të parlamentit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al