Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta e opozitës dhe djegia e karrigeve/ “Akt simbolik”, Lubonja: Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie, vendimi për Salianjin ishte i diktuar

Editor by Editor
October 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Protesta e opozitës dhe djegia e karrigeve/ “Akt simbolik”, Lubonja: Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie, vendimi për Salianjin ishte i diktuar
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e djeshme të opozitës në parlament dhe kaosin e shkaktuar në seancë plenare.  Lubonja tha për News24 se djegien e karrigeve në parlament e sheh si një akt simbolik. Sipas Lubonjës, të gjitha pushtetet janë në duart e një partie politike, duke shtuar se në Shqipëri po instalohet një regjim.

Ai u shpreh më tej se vendimi për Salianjin ishte i diktuar. Lubonja ka komentuar edhe reagimin e ambasadorëve të huaj në vendin tonë, ku tha se reagimet e tyre mungojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend. 

“Djegia e karrigeve është akt simbolik, duke thënë se roli ynë si deputet është zero, sepse jetojmë në një vend, ku nuk përfillet opozita. Duhet të nisemi nga çfarë ka ndodhur, që shkaktoi zjarrin. Ajo që ka ndodhur është problematike. Nuk është problemi se është dënuar Salianji, por si funksionon sistemi. Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie. Këtu dominon një parti, që merr të mirat e pushtetit dhe pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Për fat të keq, shqiptarët më së tepërmi ngrihen për interesa sesa për demokracinë. Prsh më 1997 shqiptarët u çuan në protesta, pasi iu prek interesi, sepse humbën shtëpitë. 

Për mendimin tim, vendimi për Salianjin është i diktuar. Ambasadorët reagojnë për dhunën në parlament, por nuk reagojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend. Në Shqipëri po instalohet një regjim. Një pjesë e ndërkombëtarëve janë bërë palë me qeverinë. Për mua opozita duhet t’i thotë këto gjëra, jo të kritikojë SHBA-të, por gjuhën e disa ambasadorëve, që reagojnë për protestat e opozitës, por jo gjëra të tjera problematike.”, tha analisti.

Previous Post

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Next Post

Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli

Next Post
Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli

Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al