Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Berisha më i matur se Gazmend Bardhi ndaj thirrjeve të SHBA-BE, kundër dhunës në Kuvend!

Editor by Editor
October 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Zëri i Amerikës: Berisha më i matur se Gazmend Bardhi ndaj thirrjeve të SHBA-BE, kundër dhunës në Kuvend!
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian shprehën sot shqetësim dhe keqardhje për ngjarjet e pasdites së djeshme në parlament, ku përveç tensioneve të forta dhe përplasjeve në sallë, deputetët e opozitës nxorrën jashtë karriget e tyre, duke u vënë flakën në shkallët e hyrjes së godinës.

Këto akte u ndërmorrën si reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila dënoi pak ditë më parë me 1 vit burgim, deputetin demokrat Ervin Salianji, nën akuzën e “kallzimit të rremë”.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën e përfaqësisë diplomatike amerikane.

Ndërsa ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh për mediat se “Eshtë për të ardhur keq, që disa përfaqësuesë të opozitës, vendosën të përdorin mënyra të dhunshme për të shprehur qëndrimin e tyre. Besoj se pavarësisht se sa të forta janë pikëpamjet e tua, institucionet parlamentare duhen respektuar”. Ai theksoi më tej se “në një demokraci funskionale si Shqipëria, ka mënyra të ndryshme për të shprehur pakënaqësitë. Por përdorimi i dhunës dhe dëmtimet e pronës nuk mund të jetë një prej tyre. Anëtarët e parlamentit duhet të kenë mundësinë që të përmbushin mandatin e tyre dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë fizike”.

Ndërsa që prej ditës së djeshme, opozita ka bojkotuar punimet e parlametit, thirrja e përfaqësuesve ndërkombëtarë është në mbështetje të dialogut dhe normalizimit të situatës. “Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë”, thekson ambasada amerikane duke shtuar se “do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”.

Edhe ambasadori Gonzato bëri thirrje për “rikthim në dialog, gjë që nuk do të thotë se duhet rënë dakort për çdo gjë, përkundrazi, por një dialog normal. Dhe të shmanget çdo lloj sulmi personal e verbal, apo përshkallëzimi. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme në këtë moment të veçantë”, vuri në dukje ai.

Ndaj qëndrimeve të ambasadës amerikane dhe Delegacionit të BE-së, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u kundërpërgjigj me tone të matura, duke u shprehur se “PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo”.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi ishte më i drejtpërdrejtë në reagimin e tij, ndërsa shprehte mospajtimin e hapur ndaj qëndrimit të përfaqësive diplomatike “Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale. Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës”, shkruajti ai në një postim në Facebook, duke theksuar se opozita nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen e saj. “Reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal”, mbylli reagimin e tij zoti Bardhi./VOA

Previous Post

Deputetët e PD në PPE: Rama tenton të mbajë pushtetin me para krimi. Arrestimi i liderit të opozitës antikushtetues. Beleri dhe Salianji hakmarrje politike

Next Post

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve
AKTUALITET

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

by Editor
June 7, 2025
0

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al