Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ktheu banesën në sallë lojërash fati, arrestohet 28-vjeçari dhe procedohen 9 persona të tjerë

Editor by Editor
September 30, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ktheu banesën në sallë lojërash fati, arrestohet 28-vjeçari dhe procedohen 9 persona të tjerë
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi organizonte lojëra fati në banesën e tij.

Policia bën me dije se nga kontrolli në katin e dytë të banesës së 28-vjeçarit, u gjëtën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 2 palë letra bixhozi dhe shuma parash në lekë, paund dhe euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Gjithashtu policia thekson se ka proceduar penalisht 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë pas mesnate, në këtë banesë, duke luajtur lojëra fati.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”.

Kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kapet në flagrancë në këtë banesë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë pas mesnate, në këtë banesë, duke luajtur lojëra fati.

Sekuestrohen makineta për lojëra fati, tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash, që u gjetën në banesë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u godit rast i kësaj veprimtarie.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Koplik, pasi kishte përshtatur katin e dytë të një banese që e kishte marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. B., 44 vjeç, F. B., 38 vjeç, A. R., 30 vjeç, V. V., 20 vjeç, të katërt banues në Koplik, M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë,  E. Q., 35 vjeç, K. B., 30 vjeç, banues në Shkodër dhe A. T., 60 vjeç banues në fshatin Brojë, dhe për një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në katin e dytë të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 2 palë letra bixhozi dhe shuma parash në lekë, paund dhe euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Një nga misteret më të mëdha në historinë e kinematografisë/ Si u helmuan 80 persona gjatë xhirimit të filmit Titanik

Next Post

LIVE- “Flamur Noka jeni i përjashtuar, do të keni pasoja”! Mbyllet Kuvendi

Next Post
LIVE- “Flamur Noka jeni i përjashtuar, do të keni pasoja”! Mbyllet Kuvendi

LIVE- “Flamur Noka jeni i përjashtuar, do të keni pasoja”! Mbyllet Kuvendi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al