Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve? Cilat janë opsionet e demokratëve “në tavolinë” për vijimin e jetës parlamentare

Editor by Editor
September 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve? Cilat janë opsionet e demokratëve “në tavolinë” për vijimin e jetës parlamentare
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme ku kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtari Edi Paloka mbajtën në fillim fjalën secili duke iu referuar vendimit të gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji. Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së mësohet se nuk do të jenë prezent.

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të deputetëve të opozitës janë disa variante që mund të aplikohen, duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-së:

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë. Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

Previous Post

Kurti bisedon me emigrantët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tani ju themi investoni

Next Post

“Duhen marrë parasysh dhe element që mund ta pengojnë zbatimin e saj!” Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni Reformën në Drejtësi

Next Post
“Duhen marrë parasysh dhe element që mund ta pengojnë zbatimin e saj!” Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni Reformën në Drejtësi

"Duhen marrë parasysh dhe element që mund ta pengojnë zbatimin e saj!" Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni Reformën në Drejtësi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al