Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Opozita nuk merr pjesë, Braçe te “Dezinformimi”: Turizmi është sulmuar nga grupe të huaja keqdashëse gjatë verës

Editor by Editor
September 26, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Opozita nuk merr pjesë, Braçe te “Dezinformimi”: Turizmi është sulmuar nga grupe të huaja keqdashëse gjatë verës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme u mblodh Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, i cili pritet që javën e dytë të tetorit të nisë seancat dëgjimore. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje, siç u bë me dije nga kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, i cili u shpreh i keqardhur për mungesën e tyre.

Braçe: Kolegët e opozitës nuk i janë bashkangjitur këtij Komisioni. Vende nga Bashkimi Evropian dhe institucione të tjera nga Evropa në Amerikë janë përfshirë gjithnjë e më shumë në adresimin e problematikës që ka të bëjë me ndërhyrjet e huaja direkte, veçanërisht në proceset demokratike zgjedhore dhe më gjerë, përfshirë edhe dezinformimin.

Braçe tha se Komisioni ka vijuar së bashku me institucioent e atashuara pranë tij, të ballafaqohet me fenomenet e dizinformimit dhe të ndërhyrjeve të huaja, keqdashëse në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

Gjithashtu në mbështetje të punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre.

Braçe: Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmendje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posaçme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe.

Previous Post

“Shteti Bektashi sa 14 fusha futbolli”, The Sun: Planet për vendin më të vogël, “tolerant” me veshjen dhe alkoolin

Next Post

DEA ‘mbërrin’ në Shqipëri/ Dumanit në Athinë i komunikohet hapja e zyrës në Tiranë

Next Post
DEA ‘mbërrin’ në Shqipëri/ Dumanit në Athinë i komunikohet hapja e zyrës në Tiranë

DEA 'mbërrin' në Shqipëri/ Dumanit në Athinë i komunikohet hapja e zyrës në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al