Monday, June 16, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tensionet në Liban, Hezbollahu sulmon me 100 raketa zonat pranë qytetit Haifa, kundërpërgjigjet ushtria izraelite

Editor by Editor
September 22, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Tensionet në Liban, Hezbollahu sulmon me 100 raketa zonat pranë qytetit Haifa, kundërpërgjigjet ushtria izraelite
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa drejt Izraelit verior. Disa nga raketat ranë pranë qytetit Haifa. Ushtria izraelite tha se raketat ishin hedhur “në drejtim të zonave civile”.

Nga ana tjetër Izraeli ndërmori qindra sulme ndaj objektivave të militantëve të Hebollahut. Një person u vra dhe një tjetër u plagos në Libanin jugor. Të paktën katër persona u plagosën nga raketat që ranë në Izrael.

Grupi militant Hezbollah ka lëshuar më shumë se 100 raketa drejt Izraelit verior. Ndryshe nga herët e tjera sulmet e fundit nga grupi militant kanë goditur thellë në veri të Izraelit si dhe objektiva civile, shumica pranë qytetit Haifa.

Breshëria e raketave ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban që kanë vrarë dhjetëra vetë, përfshirë dy komandantë të lartë të Hezbollahut si dhe pas një sulmi të paprecedentë ndaj pajisjeve të komunikimit të grupit.

Ushtria izraelite tha se kreu një valë sulmesh në të gjithë Libanin jugor gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objekte të militantëve, duke përfshirë raketahedhës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli e ka goditur Hezbollahun në mënyra që nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Në ditët e fundit ne i kemi shkaktuar një sërë goditjesh Hezbollahut që nuk i imagjinonte kurrë. Nëse Hezbollahu nuk e ka kuptuar mesazhin, ju premtoj, do ta kuptojë mesazhin”, tha ai.

Një drejtues i grupit militant Hezbollah, Hassan Fadlallah duke folur në një funeral për një anëtar të grupit militanant tha se lufta kishte hyrë në një “fazë të re” dhe se grupi militant do të vazhdojë sulmet e tij derisa të ketë një armëpushim në Gazë.

Hezbollahu tha se kishte lëshuar dhjetëra raketa Fadi 1 dhe Fadi 2, një lloj i ri arme që grupi nuk e kishte përdorur më parë. Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet se situata mund të shkojë drejt një lufte gjithëpërfshirëse pas muajsh të përshkallëzimit të tensioneve.

Koordinatorja speciale e OKB-së në Liban, Jeanine Hennis-Plasscharet u bëri thirrje të gjitha palëve të tërhiqen dhe tha se rajoni është në prag të një katastrofe.

Në një zhvillim të veçantë, forcat izraelite bastisën zyrën e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor, të cilën e kishte ndaluar në fillim të këtij viti, duke e akuzuar atë se shërbente si zëdhënës për grupet militante, akuza të mohuara nga transmetuesi.

Izraeli kërkon që Hezbollahu të ndalojë zjarrin dhe të tërheqë forcat nga rajoni kufitar, duke iu përmbajtur një rezolute të OKB-së të nënshkruar me Izraelin në vitin 2006, pavarësisht nga çdo marrëveshje për Gazën.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit Izrael-Liban që kur Hezbollahu filloi të sulmonte me raketa Izraelin në tetor në shenjë mbështetje ndaj palestinezëve në Gaza.

Konflikti në Gazë u shkaktua më 7 tetor kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Sulmet e Izraelit në këtë territor kanë vrarë më shumë se 41 mijë palestinezë, sipas ministrisë lokale të shëndetësisë të drejtuar nga grupi militant Hamas, duke e zhytur Gazën në një krizë humanitare dhe duke zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh./VOA

Previous Post

Indeksimi i pensioneve me 4.1%, të moshuarit në Tiranë: Tallje

Next Post

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet drejtuesi, policia jep detaje të reja

Next Post
Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet drejtuesi, policia jep detaje të reja

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet drejtuesi, policia jep detaje të reja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

June 16, 2025
Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

June 16, 2025
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

June 16, 2025
Autori i vrasjes së kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj arrestohet pas dy ditësh kërkime, dalin pamjet nga kapja e tij

AKTUALITET

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

by Editor
June 16, 2025
0

LINDJE E MESME- Kjo nuk ishte e pashmangshme. Kjo është një luftë që zgjodhi Izraeli. Mund të ishte parandaluar. Bisedimet diplomatike...

Read moreDetails
Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

June 16, 2025
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

June 16, 2025
Autori i vrasjes së kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj arrestohet pas dy ditësh kërkime, dalin pamjet nga kapja e tij

Autori i vrasjes së kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj arrestohet pas dy ditësh kërkime, dalin pamjet nga kapja e tij

June 16, 2025
Nuk ndalen bandat në Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken Lilia Garcia, nga të shtënat vritet edhe një këshilltar

Nuk ndalen bandat në Meksikë/ 4 persona futen me forcë në bashki, ekzekutojnë kryebashkiaken Lilia Garcia, nga të shtënat vritet edhe një këshilltar

June 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

June 16, 2025
Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

Do jeni në humor gjatë kësaj dite, parashikimi i yjeve për çdo shenjë për sot

June 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al