Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekstradimi i Admir Tutaj nga Kolumbia/ Policia jep detajet, ja veprat penale që rëndojnë mbi të riun

Editor by Editor
September 19, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Ekstradimi i Admir Tutaj nga Kolumbia/ Policia jep detajet, ja veprat penale që rëndojnë mbi të riun
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ditën e sotme u ekstradua nga Kolumbia, 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, Admir Tutaj. Bëhet me dije se Tutaj është dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Tutaj ishte kapur një muaj më parë në shtetin amerikano-jugor, pasi ishte arratisur nga Shqipëria dhe kërkohej nga SPAK për trafik armësh e municionesh drejt Britanisë, ku dyshohet se do furnizonte klanet kriminale shqiptare.

Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.

Previous Post

Aksident në aksin “Krahës-Memaliaj”/ Kamioni përplaset me automjetin, katër pasagjerë përfundojnë në spital

Next Post

“Uau! Çmenduri, ç’po ndodh këtu”, Tare tregon çfarë i tha kapiteni i Greqisë: Do të doja të isha edhe unë me fanellën tuaj

Next Post
“Uau! Çmenduri, ç’po ndodh këtu”, Tare tregon çfarë i tha kapiteni i Greqisë: Do të doja të isha edhe unë me fanellën tuaj

“Uau! Çmenduri, ç’po ndodh këtu”, Tare tregon çfarë i tha kapiteni i Greqisë: Do të doja të isha edhe unë me fanellën tuaj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al